Vajzat binjake që ishin raportuar të zhdukura pas zjarrit apokaliptik grek në Mati, u gjetën të vdekura së bashku me gjyshërit e tyre të premten në mbrëmje.
Lajmi u konfirmua nga një mik i familjes me një postim në mediat sociale, shkruan Greek Reporter.
Të katër trupat u gjetën të shkrumbuar në një skenë të tmerrshme.
Të dy vajzat u zhdukën të hënën, natën kur zjarri i tmerrshëm përfshiu Mati-n dhe pjesë të Rafinës në Lindje të Attikës.