osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

E reja italiane me fëmijë 1 vjeç e gjyesëm humbi jetën me pushime në Shqipëri: Nëna e 38-vjeçares flet me shumë respekt për mjekët dhe mjekësinë shqiptare: U kujdesën për të pa ndalur asnjë sekond por nuk mundën ta shpëtonin!

E reja italiane me fëmijë 1 vjeç e gjyesëm humbi jetën me pushime në Shqipëri:  Nëna e 38-vjeçares flet me shumë respekt për mjekët dhe mjekësinë shqiptare: U kujdesën për të pa ndalur asnjë sekond por nuk mundën ta shpëtonin!

38-vjeçarja Alessia Vidotto ishte në Tiranë me pushime me bashkëshortin dhe djalin e saj një vjeç e gjysmë kur nisi të ndjente simptomat e para, të cilat i ngatërroi me gripin. Pas disa ditësh ajo vendosi të shkojë te mjeku dhe gjatë vizitës u vendos diagnoza: miokarditi, një inflamacion i miokardit i lidhur zakonisht me infeksione, sëmundje sistemike ose ekspozim ndaj barnave dhe toksinave.

Në raste më serioze, mund të kërkohet transplantim i zemrës. Në rastin e Alessias, mjekët nuk kishin asnjë dyshim në atribuimin e inflamacionit me virusin Covid. 38-vjeçarja u transferua me urgjencë në Tiranë, por gjendja e saj filloi të përkeqësohej me shpejtësi nga 13 gushti.

Nëna e saj ka rrëfyer për mediat italiane se Alessia ishte infektuar me Covid-19, dhe u shtrua menjëherë në spital, por virusi i preku zemrën dhe nuk arriti të mbijetonte. Ajo thekson se mjekët në Tiranë e ndihmuan vajzën e saj deri në momentet e fundit, por nuk arritën ta shpëtonin.

“Sipas mjekëve, virusi do të kishte prekur mushkëritë dhe më pas kishte infektuar zemrën. Vajza ime ka qenë gjithmonë e qetë këto ditë. Ajo ndoshta nuk e kuptoi se çfarë do të ndodhte. “Është thjesht Covid” ajo duhet të ketë thënë me vete kur ne nuk mund t’i afroheshim asaj.

Asistenca ishte shumë e shpejtë. Janë kujdesur absolutisht në mënyrën më të mirë të mundshme,” shpjegon nëna e saj Helga, e cila fluturoi në Shqipëri për të ndihmuar vajzën e saj gjatë shtrimit në spital.

Por miokarditi fulminant e mori atë brenda pak ditësh. 38-vjeçarja vdiq më 15 gusht, duke lënë pas bashkëshortin Eroldin dhe një fëmijë të vogël. E përshkruar si një grua e qeshur dhe e rezervuar, Alessia Vidotto ishte e punësuar në Marcoli, një kompani lider në sektorin e syzeve.