osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E quajti të njëanshëm aksionin e policisë në veriun e Kosovës, kritika të ashpra ndaj Jozef Borrell

E quajti të njëanshëm aksionin e policisë në veriun e Kosovës, kritika të ashpra ndaj Jozef Borrell

Stuhi kritikash ndaj shefit të diplomacisë europiane, Jozef Borrell, për reagimin ndaj trazirave që përfshinë të mërkurën veriun e Kosovën. Në një deklaratë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, e quajti të njëanshëm dhe të paakordinuar aksionin e policisë së Kosovës kundër mallrave kontrabandë në Mitrovicën e Veriut.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara, të cilat rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha një ditë më parë, Josep Borrell.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ishte mes të parave që reagoi ndaj deklaratës së Borrell. Kritikat, sipas saj, duhej t’i drejtoheshin shteteve ku nuk po implementohet sundimi i ligjit. Von Cramon tha se aksionet ditore të Policisë nuk i takojnë dialogut.

“Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, tha Viola Von Cramon.

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, tha se BE-ja po tregon edhe një herë “paaftësinë” e saj në lidhje me Kosovën.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svelça, theksoi se nuk kanë pse të koordinohen me askënd për aksione të tilla kundër kontrabandës, të cilat siç tha zhvillohen çdo ditë në Kosovë.

“Tash a është dashur edhe ne dje ta lajmërojmë dikë apo të koordinohemi me dikë për aksionin tonë. Ky aksion ka qenë puro kundër kontrabandës që është një plagë që po kullon në financa për çdo ditë për shtetin dhe qytetarët e varfër të Kosovës”.

Analistët në Kosovë e kanë cilësuar si të ngutshme të pakuptimtë dhe nxitëse deklaratën e Borrell. 10 policë dhe 10 qytetarë mbetën të lënduar gjatë revoltës së qytetarëve serbë kundër aksionit të policisë së Kosovës në veri. Tetë persona janë vënë në pranga, ndërsa 10 të tjerë janë në kërkim. Në shënjestër të sulmeve janë vënë edhe gazetarë.