Viktor Gjoka lindi më 4 korrik të vitit 1922 në Tepelenë dhe vdiq me 26 tetor 2007, është aktor i njohur shqiptar.
Aktivitetin e tij artistik e filloi që në rininë e tij me amatorët. Në Teatrin Kombëtar u pranua në vitin 1946 dhe punoi deri në vitin 1971. Ndër rolet e tij më të suksesshme përmendim pjesët “Revizori”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Fytyra e dytë”, “Karnavalet e Korçës”, etj. Shfquhej për humorin e hollë dhe interpretimin e shkëlqyer të roleve.
Në vitin 1959 merr një bursë për studime në BS, ku studion për dy vjet dhe me ndërprejrjen e mardhënieve në vitin 1961 kthehet në Tiranë dhe i vazhdon ato në Konservatorin e Tiranës. Në Teatrin Kombëtar rikthehet në vitin 1991, pas një mungese të gjatë prej më shumë se dy dekadash, ku fillimisht e shohim në rolin e Spirakes në komedinë rumune “Valsi i Titanikut” dhe më pas në komedinë “Revizori”, me regji të vetë Viktorit.
Veprimtraria e tij artistike është e suksesshme sidomos në Estradën e Tiranës. Edhe në filmin artistik ka interpretuar disa role.
Filmat e tij kryesore jane:
Babai i studentit (1988)
Zëvendësi i grave (1987)
Kush është vrasësi (1989)
Vdekja e burrit 1991