Një tjetër tragjedi e lidhur me të shtënat me armë ka ndodhur Kansas City, Missouri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Ralph Pual Yarl, i cili u plagos rëndë në kokë dhe në krah nga pronari i shtëpisë, ku i riu i ra ziles gabimisht.
Policia mësoi se prindërit e Ralph Pual i kishin kërkuar atij të merrte vëllezërit e tij në një adresë në 115th Terrace, por djali u nis me makinë në një shtëpi në Rrugën 115, që përkoi me adresë tjetër.
Pronari i shtëpisë u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 24 orë para se të lirohej. Avokatët e familjes së të riut të plagosur lëshuan një deklaratë duke bërë thirrje për “veprim të menjëhershëm nga prokurorët e qarkut Clay dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për të identifikuar, arrestuar dhe ndjekur penalisht në masën më të plotë të ligjit njeriun përgjegjës për këto të shtëna të tmerrshme dhe të pafalshme”.
I pyetur nëse të shtënat mund të kenë qenë për motive racore, shefi i policisë u përgjigj: “Informacionet që kemi për momentin nuk tregojnë një motiv racor, por si shef policie i njoh komponentët racor të këtij rasti”.
Një pjesë e madhe e popullsisë së Kansas City dolën në rrugë për të protestuar dhe shprehur solidaritetin me familjen e adoleshentit.
Disa persona publikë amerikanë si Quentin Tarantino dhe Halle Barry gjithashtu janë interesuar për këtë rast.