Kryeministri Edi Rama u pyet sot për raportin me Presidentin Meta, përtej përplasjeve që shfaqin në syrin e publikut.
Gazetarja Esiona Konomi e pyeti kryeministrin për arsyen e vizitës sot në Kryeministri të këshilltarit të Sigurisë Kombëtare tek Presidentit Meta.
Pyetje: Pse pati sot një vizitë e këshilltarit të Sigurisë në kryeministri…? A janë raportet tuaja të ndryshme nga avujtë e rakisë presidenciale që ju thoni?
Edi Rama: Pse unë jam roja i kryeministrisë? Unë isha në Pezë… Unë s’kam qenë fare, mund të ketë qenë për punë të tjera. Ka disa raporte institucionale që vazhdojnë.