A e patë Kongresin e PPSH të kamufluar me emrin qesharak Kuvendi Kombëtarë. Nuk i la asgjë mangut kongreseve të hershme të Enver Hoxhës që nga gënjeshtrat që në sallën me 2100 vende na ishin ulur 7500 delegatë e deri te antiamerikanizmi publik dhe euforik i turmës që prisnin si hero ish komunistin e kthyer në demokrat Sali Berisha.
Thirrjet “O Sali o hero gjithë Shqiperia ty të do” në atë sallë, na kujtuan me dhimbje dhe turp thirrjet “Parti Enver jemi gati kurdoherë!”
Këto situata që shfaqen herë pas herë, e bëjnë më të paharruar At Zef Pllumi, që na rikthehet në kujtesë, jo vetëm si martiri i Kishës Katolike, si njeriu që u shpëtoi gjallë burgjeve të komunizmit, por edhe si njeriu i shqetësuar për të ardhmen e Shqipërisë, Kishës dhe të njerëzve të saj.
At Zef Pllumin e gërryente ideja që populli i tij nuk ngrihej kundër atyre gjërave që i dukeshin të padrejta.
At Zef Pllumit, fratit françeskan. “Penda e Artë” e trilogjisë ‘Rrno vetëm për me tregue’, thoshte se pa një elitë të kulturuar ky vend nuk mund të ecë përpara. Ideja e tij e trishtë dhe e dhimbshme ishte që “në kët ven duhet ndrrue populli nryshe nuk shkojmë në Europë”!
A ka aktualitet kjo thënie e tij edhe sot? Shikoni politikën shqiptare dhe zgjedhjet e fundit në partinë kryesore opozitare, pa asnje ide por me një qëllim, me turma që demonstronin nivel intelektual të turpshëm me përkrahjen e tyre për ish udhëheqësin e partisë “demokomunist” non grata Sali Berisha që ka shkruar faqen më të zezë në historinë e këtij vendi. /Ekskluzive.al