Pak kohë më parë, aktori i njohur i çuditi të gjithë kur tha në trailerin e dokumentarit të tij, se kishte menduar vetëvrasjen, në një fazë të vështirë t? jetës. Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi së fundmi ai ka bërë një tjetër rrëfim tronditës lidhur me familjen.
Ai është shprehur se kishte menduar të vriste babain e tij për t’u hakmarrë pasi kishte abuzuar me nënën e tij. Në një rrëfim nga kujtimet e tij, Me, të botuar në revistën People, aktori folu për mjedisin toksik në të cilin ka jetuar me babain, Willard Carroll Smith Sr. dhe nënën Caroline Bright.
“Kur isha 9 vjeç, pashë babain tim duke goditur nënën time në kokë aq fort sa u rrëzua. E pashë gjakun përtokë”, tha aktori.
Will kujtoi se si ndihej për babain vite më vonë, pasi u diagnostikua me kancer.
“Një natë, ndërsa e çova nga dhoma e gjumit drejt banjës, një errësirë u ngrit brenda meje. Si fëmijë gjithmonë i thoja vetes se një ditë do të hakmerresha për nënën. Se kur të isha mjaftueshëm i madh, kur të isha mjaft i fortë, kur të mos isha më frikacak, do ta vrisja”, shtoi ai.
Megjithatë, aktori ka treguar se babai i tij ishte me të në çdo shfaqje, në çdo premierë filmi, por alkooli e kishte bërë të shndërrohej në një njeri tjetër.