Ditën e diel pak orë para protestës së opozitës, në Tiranë do të vijë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg.
Stolenberg do të qëndrojë në Tiranë vetëm disa orë në një vizitë të paplanifikuar, ndërsa do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Në qendër të bisedës padyshim që pritet që të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri.
Pas Shqipërisë, Stoltenberg do të udhëtojë drejt Maqedonisë për të zhvilluar disa takime me zyrtarët e lartë të vendit fqinj në Shkup.