Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo, i ka surprizuar të gjithë teksa ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra.
Gjyqtari e ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Komisionin e Vettingut.
Verifikimet për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Agim Bendo, i cili është pronar i disa pasurive kanë nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018, ndërsa në ditët dhe javët do të dilte para vettingut, por i ka bërë parapritë duke u larguar nga sistemi.
Sot do të zhvillohet mbledhja e KLGJ mbi shqyrtimin e kërkesës mbi dorëheqjen e gjyqtarit.
Kujtojmë se në 2016, BIRN raportonte se ai është 1 nga 10 gjyqtarët më të pasur në Shqipëri.
Bendo ka gjykuar çështje të nxehta si ajo e ’21 Janarit”, dosjen Hakmarrja për Drejtësi dhe çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Ja pasuria e Agim Bendo, Gjyqtar në Apel
Të ardhurat vjetore neto nga paga, 1 481 917 lekë.; Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. banimi 3+1 me sip. 86 m2, privatizuar në vitin 1993.; Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. banimi me sip. 3+1 me sip. 104 m2 blerë në vitin 2000.
Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. banimi në plazh, Durrës, 1+1 me sip. 67 m2, blerë në vitin 2002.; Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ambienti zyre me sip. 78 m2 blerë në vitin 2002 me kredi 12-vjeçare marrë në një bankë të nivelit të dytë.; Bashkëshortja, Lindita Bendo, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, llogari page, 540 dollarë.
Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten), i një autoveture tip ‘Volsëagen’.; Bashkëshortja, Lindita Bendo, aksionere me 4.2 % (në vlerën 1 500 000 lekë) në shoqërinë “TREX”, dhuruar nga kunata më 11.01.2003. (Aktualisht shoqëria nuk është në funksion dhe për rrjedhojë objekti nuk është në shfrytëzim për qëllimin që ka shoqëria).; Bashkëshortja, Lindita Bendo, bono thesari në vlerë 7 450 000 në një bankë të nivelit të dytë. Të ardhura vjetore nga bonot e thesarit, 420 000 lekë. (Këto të ardhura janë të prindërve dhe i janë lënë në administrim bashkëshortes së deklaruesit për shkak se prindërit janë të moshuar).
Të ardhura nga paga mujore si gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, 75 000 lekë., Bashkëshortja Lindita Bendo, të ardhura nga paga mujore në Bankën Amerikane të Shqipërisë, 1 400 dollarë.; Të ardhura nga qiraja e ap. banimi 3+1, 35 000 lekë/muaj.; Të ardhurat vjetore neto nga paga, 1 481 917 lekë.; Bashkëshortja, Lindita Bendo, të ardhura vjetore neto nga paga, 3 785 836 lekë.
Bashkëshortja, Lindita Bendo, të ardhura nga aksionet në shoqërinë “TREX” për vitin 2016 në shumën 112 400 lekë.; Djali, Boiken Bendo, të ardhura bruto nga veprimtaria si avokat 6 680 796 lekë.; Djali, Boiken Bendo, të ardhura nga veprimtaria si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 9 000 lekë.; Bashkëshortja, Znj. Lindita Bendo, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016 është 174.77 dollarë, pjesa takuese 50 % me 50 % me bashkëshortin.; Bashkëshortja, Lindita Bendo, gjendja e depozitës në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 17.4 dollarë, gjendja totale 10 222.54 dollarë, pjesa takuese 50 % me 50 % me bashkëshortin.
Bashkëshortja, Lindita Bendo, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 323.99 euro, gjendja më 31.12.2016 është 481.54 euro, pjesa takuese 50 % me 50 % me bashkëshortin.; Bashkëshortja, Lindita Bendo, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 75 667 lekë, gjendja më 31.12.2016 është 1 039 025.89 lekë, pjesa takuese 50 % me 50 % me bashkëshortin.; Bashkëshortja, Lindita Bendo, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 26.6 euro, gjendja totale 31 149.46 euro, pjesa takuese 50 % me 50 % me bashkëshortin.
Bashkëshortja, Lindita Bendo, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 8 000 000 lekë, pjesa takuese 50 % me 50 % me bashkëshortin.; Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, më 31.12.2016, llogari page, 0 lekë, pjesa takuese 50 % me 50 % me bashkëshorten.; Bashkëshortja, Lindita Bendo, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 300 000 lekë, pjesa takuese 50 % me 50 % me bashkëshortin.; Bashkëshortja, Lindita Bendo, bono thesari në një bankë të nivelit të dytë shtesë 2 000 000 lekë, shuma totale 4 000 000 lekë, pjesa takuese 50 % me 50 % me bashkëshortin.
Dyqan 78 m2 në Tiranë dhënë në përdorim motrës në bazë të kontratës së huapërdorjes më 01.02.2016, pa shpërblim.; Bashkëshortja, Lindita Bendo, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë shtesë 6.12 euro. Gjendja më 31.12.2016 është 26 108.77 euro.; Bashkëshortja, Lindita Bendo, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë shtesë 28.51 euro. Gjendja më 31.12.2016 është 22 327.71 euro.
Bashkëshortja, Lindita Bendo, gjendja e llogarisë së kursimit për pension shtesë 152 366 lekë. Gjendja totale është 1 485 147.91 lekë.
Djali, Boiken Bendo, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 27 296 lekë, gjendja totale 49 470 lekë.; Djali, Boiken Bendo, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 9 758.56 euro.; Djali, Boiken Bendo, gjendja e llogarisë rrjedhëse të biznesit (nga puna si avokat privat) në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 140 762.59 lekë, gjendja totale 2 211 156 lekë.; Djali, Boiken Bendo, e llogarisë rrjedhëse të biznesit (nga puna si avokat privat) në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 5 729.26 euro, gjendja totale 18 713.26 euro.; Djali, Boiken Bendo, gjendja e depozitës të biznesit (nga puna si avokat privat) në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 11 795 lekë, gjendja totale 724 745.9 lekë.
Djali, Boiken Bendo, gjendja e depozitës së biznesit (nga puna si avokat privat) në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 7 euro, gjendja totale 7 049.35 euro.; Djali, Boiken Bendo, bono thesari në një bankë të nivelit të dytë, 970 000 lekë.; Djali, Boiken Bendo, bono thesari në një bankë të nivelit të dytë, 830 000 lekë.; Djali, Boiken Bendo, bono thesari në një bankë të nivelit të dytë, 2 000 000 lekë.
Djali, Boiken Bendo, fond pensioni pranë Sigal në shumën 241 500 lekë.; Djali, Boiken Bendo, detyrim në zbatim të kontratës së qirasë financiare, detyrimi i shlyer plotësisht, 510.24 euro. (Ky detyrim është shuar nëpërmjet marrëveshjes për zëvendësim të debitorit më 07.02.2016.).; Vajza, Lorela Bendo, gjendja e llogarisë së kursimit në bankë të nivelit të dytë, shtesë 5 000 lekë, gjendja totale 43 464.76 lekë.; Vajza, Lorela Bendo, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 5 627 lekë, gjendja totale 629 008.5 lekë.; Djali, Boiken Bendo, shpenzime për blerjen e një makine ‘Smart’ më 01.04.2016, vlera 4 500 euro.