Juristi Romeo Kara ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotot mjaft domethënëse. Ai shkruan se ndryshimi që pretendon të arrijë Lulzim Basha në 25 prill, është riciklim dhe jo ndryshim real.
Sipas juristit, ky në të vërtetë është ndryshimi i Saliut i servirur nën lëkurën e Lulit dhe është e pafalshme për ne që aspirantët për në burg të rikthehen në pushtet.
“Ky eshte ndryshimi i Saliut i servirur nen lekuren e Lulit.
E pafalshme për ne, qe aspirantet për në burg, për shkak të mungeses se drejtesise, qeverisjes abuzive dhe mungeses se alternativave të tjera reale politike, të pretendojne rikthimin në pushtet.
Nje popull qe harron të shkuaren, perballet shpesh me të.
Ndryshimi qe ofron Luli, eshte riciklimi i tij, i Saliut, i Ilirit dhe i rraqeve të tjera pas tyre, qe zoterojne nga nje parti me nje kryetar dhe nje anetar.
Ndryshim po, riciklim jo!”, shkruan Romeo Kara.