Ervin Demo mbase nuk do ta kishte menduar asnjëherë që postin e tij do ta zinte personi që u bë shkak për t’u larguar nga detyra.Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është mjeku Taulant Muka, është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Muka denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.
Akuzat publike bënë që Demo të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit më 19 tetor të këtij viti.
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ervin Demo, zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
***
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Taulant Muka emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA