Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle ka qenë një sukses i vërtetë nga të gjitha këndvështrimet: çifti, familja mbretërore, mediet, e mbi të gjitha ekonomia.
Sikur të mos mjaftonte fakti se ishte ngjarja e vitit, dasma duket se do të nxjerrë fitime të majme për të sapomartuarit.
Ditën e sotme, Britania ka zbuluar shifrën marramendëse që familja mbretërore do të përfitojë nga dasma e Princit dhe Meghan. Sipas revistës ekonomike Brand Finance, familja mbretërore do të fitojë këtë vit 1.2 miliardë stërlina.
Këto fitime ja kanë kaluar edhe dasmës së Princit William dhe Kate Middleton në 2011, dasmë e cila rezultoi 1.5 miliardë stërlina prodhim më pak për ekonominë britanike.