Mediat e huaja kanë shkruar për kërkesën e pabesueshme të Mbape për të rinovuar te PSG. Sulmuesi thuhet se dëshiron që deri në 14 persona të largohen nga klubi francez, përfshirë trajnerin Mauricio Pochettino dhe sulmuesin Neymar.
Francezi së fundmi ka zgjatur kontratën e besnikërisë ndaj PSG-së duke refuzuar Real Madridin në minutën e fundit dhe duke nënshkruar një kontratë të re me vlerë 750 mijë euro në javë.
Nënshkrimi i traktatit të ri do të thotë se Mbappes i janë dhënë kompetenca më të mëdha dhe duket se ai ka nisur të sillet si diktator.
Daily Mail shkruan sot se 23-vjeçari po kërkon një spastrim masiv nga Princes Park, ku të parët janë Pochettino dhe Neymar. Mauro Icardi, Julian Draxler, Ander Herrera, Idrissa Gueye, Leandro Paredes dhe Thilo Kehrer janë gjithashtu lojtarë, largimi i të cilëve kërkohet nga superylli francez. /Sport Ekspres/