Vogëlushi 7-vjeçar me emrin Eli ka bërë një akt heroik për t’i shpëtuar jetën motrës së tij të vogël. Ai hyri në mes të flakëve dhe e nxori motrën e tij të gjallë nga dhoma.
Familja Davidson e përbërë nga prindërit Chris dhe Nicole vendosën 3 fëmijët e tyre në gjumë dhe më pas shkuan të flinin edhe vetë.
Por pas disa orësh Nicole u zgjua nga një erë e fortë tymi, ndërsa u tmerrua kur pa se shtëpia ishte pushtuar nga flakët dhe vajza e saj 22 muajshe Erin ishte bllokuar në dhomën e saj.
Çifti arriti të nxirrte jashtë Elin-in, 7-vjeçar dhe djalin tjetër 2 vjeç, Elijah, por vajza ishte rrethuar nga zjarri.
“U përpoqëm ta shpëtonim përmes dritares, por ishte e pamundur të mbërrinim tek ajo. Atëherë Eli u ngjit, theu xhamin e hyri brenda e arriti të tërhiqte djepin”, rrëfen Nicole, e cila ende nuk e ka marrë veten nga episodi që mund t’i kishte kushtuar jetën asaj dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes se saj, por që fatmirësisht, pati fund të lumtur.
“Mendoja se nuk mund të bëjë, por më pas mora guximin dhe hyra. Unë isha i frikësuar, por nuk doja që motra ime të vdiste”, tha Eli 7 vjeçar, i cili është i birësuar nga familja Davidson.