Kylie Mulinder kishte dalë me kayak në brigjet e ishullit të Kaikoura, në Zelandën e re, me disa kolegë, për të provuar GoPro e re.
‘Ishim në mes të oqeanit dhe papritur nga ujërat shfaqet kjo fokë, e cila mbante në gojë një oktapod’, ka shpjeguar Mulinder për mediat lokale.
Papritur foka hedh kafshën kundër Kylie dhe zhduket në thellësi të oqeanit duke e lënë ‘viktimën’ të tronditur.
’Ishte një diçka shumë e rrallë dhe ndodhi me një shpejtësi të jashtëzakonshme’, ka treguar Mulinder./BW