Ish-lojtari i Zvicrës, Kubilay Tuerkyilmaz është analist i gazetës së madhe zvicerane, “Blick”. Dhe rrjedhimisht ka ndikim në opinionin zviceran.
Ai së fundi ka vlerësuar se periudha e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit te Zvicra ka përfunduar. Ish-sulmuesi ka folur për epokë të Zvicrës me Xhakën e Shaqirin.
Xhaka është kapiten, ndërsa Shaqiri zëvendëskapiten. Bëhet fjalë për dy yjet më të mëdhenj të Zvicrës. Në një analize të publikuar në “Blick” të premten pasdite, Kubi, si njihet shkurt Kubilay Tuerkyilmaz, ka analizuar paraqitjen e Zvicrës në Botëror.
Zvicra u ndal në një të tetën e finales, ku pësoi humbje të thellë nga Portugalia. Ai nuk është pajtuar me vlerësimet se lojtarët e Zvicrës kanë shpenzuar shumë energji në ndeshjen emocionale ndaj Serbisë, të cilën e fituan 3:2.
Sipas Kubit, Zvicra është dashur të luajë për vendin e parë në grup. Ky nuk është rasti i parë që dalin kundër Xhakës dhe Shaqirit në Zvicër.
Kur Zvicra kualifikohet dhe shkonë në Europian apo Botëror, Xhaka dhe Shaqiri ngrihen në qiell, kur eliminohen, e kanë fajin vetëm ata dy.