Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në “Facebook” ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Fatos Baxhaku. Rama shkruan se ndarja nga jeta e Baxhakut është një tjetër ngjarje e rëndë, fill pasi më herët iku nga kjo botë regjisori Gjergj Xhuvani.
Për kryeministrin, Fatos Baxhaku përbën një njeri fort të mirë të letrave dhe të librave, që jetoi me dashuri pa zhurmë në vend.