Olti Curri njihet ironitë dhe humorin që bën herë pas here në rrjete sociale. Por, edhe pse ka shumë njerëz që e ndjekin dhe e duan, ka dhe nga ata që jo vetëm që s’e duan por replikon ashpër me ta.
Olti ka ndarë në InstaStory një mesazh me fjalë të rënda që i ka ardhur. Ndjekësja e ofendon me fjalë nga më të ndryshmet duke përdorur disa herë fjalën ‘të urrej’.
“Nuk e ke idenë çfarë urrejtjeje ndjej ndaj teje sa herë më hapen videot e tuaja përzotin e madh je njeri i pështirë. Merresh me të tjerët a thua se ti je perfekt, cop mishi pa sy fare. O nuk e ke idenë sat ë urrej. Surrati jot krijon vetëm negativitet, asgjë më shumë! Edhe njëherë, të urrej në maksimum.. Rob i pështirë.”- i shkruan ndjekësja Olti Currit.
Por, si gjithmonë Olti Curri nuk shqetësohet nga këtë lloj mesazhesh. Ai i ka kthyer përgjigjen epike ndjekëses.
“Sa gjatë i paske ra! Vk.” – i përgjigjet ai.