E Ngarkuara me Punë e ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun e SHISH, Vlora Hyseni.
Detajet e takimit i ka zbardhur Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në këtë takim, VanHorn e ka vënë theksin te bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA-së në përballjen e sfidave me të cilat po ndeshet bota.
Postimi i Ambasadës:
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni. Znj. VanHorn vlerësoi partneritetin e vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe theksoi rolin vendimtar të këtij bashkëpunimi në përballjen me sfidat rajonale dhe globale.