Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka rikujtuar sot ngjarjen e 10 viteve më parë, ku humbën jetën 4 protestues të Partisë Socialiste, nga Garda e Republikës.
Mirëpo ndërkohë që ky krim shtetëror mbetet ende i pazbardhur dhe urdhëruesit e vërtetë të këtyre vrasjeve nuk janë ndëshkuar, Hoxha shkruan me ironi se sot politika do të bëjë xhiro në pllakat prej bronxi, ndërsa nesër do ta harrojnë.
Vrasja e 4 protestuesve më 21 Janar, Artan Hoxha zbulon lëvizjen surprizë të Policisë së Tiranës që pritet të tronditë politikën: Ndodhi nën mbikëqyrjen direkte të Sandër Lleshajt!
“Sot, ata lart, do bejne nje xhiro nga pllakat tuaja prej bronzi, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ku ne te vertete, te vetmit deshmore, jeni ju. Sot, do ta lajne bronzin tuaj, do ta pastrojne, do ta ferkojne, dhe ne fund do vendosin karafila te kuq…
Pastaj, neser do tu shkelin serish me kembe, per 365 dite me radhe, deri sa te vije 21 janari i radhes… Por te pakten, e moret vesh, se nuk u vrau “xhaxhai me çader pistolete”…“-shkruan Hoxha.