Luli Basha ka premtuar shumë herë se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, nuk do të ketë në Shqipëri.
Premtim që në fakt nuk e ka mbajtur, pasi që prej premtimit të tij, janë mbajtur dy palë zgjedhjesh.
Por video e mëposhtme është interesante, pasi Basha këtë premtim e ka bërë gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA (që nuk mbahet mend që kur ka qenë).
“Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka.
Ka rëndësi kjo që po e them, se e them nga Uashingtoni”, deklaronte Basha.
Në fakt, zgjedhjet me Ramën kryeministër u mbajtën dhe do të mbahen.
Vetë Basha është ai që i hapi rrugë marrëveshjes së të premtes mbrëma, për mbajtjen e zgjedhjeve me Ramën kryeministër, (TemA)