osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E masakroi Berisha më 97 – Gazetari Zamir Dule i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore nga zemra, apel për ndihmë!

E masakroi Berisha më 97 – Gazetari Zamir Dule i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore nga zemra, apel për ndihmë!

Nga Gëzim Hashimi

Gazetari i mirënjohur i kronikës së zezë Zamir Dule, në një gjendje të rëndë shëndetësore, është shtruar urgjentisht në spital. Ai ka patur probleme me zemrën dhe është dërguar për trajtim në spitalin ‘Hygea’ ku shërbimi mjekësor apo ndërhyrja ka një kosto financiare që nuk përpallohet, prandaj familja e tij apelon për ndihmë.

Situatën e papritur shëndetësore të Zamir Dules e bën të ditur vëllai i tij, ai që kujdesej për gazetarin e tërhequr prej vitesh nga profesioni dhe ka jetuar në vendlindjen e tij, fshatin Miras të Devollit. Një shoku im i viteve studentore, njëkohësisht bashkëfshatar me Zamirin, më përcolli lajmin jo të mirë.

Njoftohet se Zamir Dules i është shfaqur problemi me zemrën këtë të enjte rreth orës 16.00. Ai kishte qënë në Korçë, ku vinte herë pas here për të porositur apo blerë librat e tij të preferuar. Një pasion për të cilin shpenzonte një pjesë të mirë të pensionit të tij special, që e përpinte të tërin dhe ishte si kuptimi i jetës së tij të mbyllur.

Më herët, takonte poetin e njohur Skënder Rusi në kohën kur ai ushtronte detyrën e drejtorit të bibliotekës, të cilit i besonte dorëshkrime të shumta në prozë e poezi, por edhe të tjera me natyrë filozofike ose sentenca.

Jeta e gazetarit Zamir Dule është një dramë më vete dhe do të duhej një roman voluminoz për ta përshkruar. Ai në shkollë të mesme shfaqi talentin petil, të cilin më pas e “konvertoi’ në gazetari.

Pas shkrimeve të para në gazetën “Zëri i Rinisë’ me prirje të veçanta në zhanret e kronikës, filloi korrespondent i gazetës ‘Koha Jonë’ për Qarkun e Korçës.

Në vitin 1994, duke i vlerësuar aftësitë dhe përkushtimin, botuesi Nikollë Lesi e afroi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën.

Në kulmin e tij, deri afërsisht në vitin 1996, atëhere kur shkroi edhe librin ‘Përbindëshi i Tropojës'” Zamir Dule u bë simbol i gazetarit të kronikës së zezë. Aq sa Karlo Bolino, asokohe botues i ‘Gazeta Shqiptare’ të cilit Zamiri i ishte vetëofruar për punësim më herët, sa herë që ky i fundit publikonte lajmet e tij sensacionale, e bënte Karlon të lëshonte me keqardhje shprehjen’ Ah Z Dule! Z. Dule!

Aq sakrifikonte për profesionin e tij, sa në një moment të karrierës, me synim që të zotëronte lajmet më të bujshme dhe në kohë të shpejtë nga Tirana dhe i gjithë vendi, bëri një ‘pakt me djallin’.

Zamiri u tërhoq shpejt nga ky hap i gabuar, pasi sipas rrëfimit të tij, SHIK-ut po i servirte ca lajme të dorës së dytë e pa interes, dhe për më tepër, vetë gazetari sipas rrëfimit të tij, u bë pishman për këtë komunikim..

Si reagim pati vetëvendimin:’Më mirë një fund i tmerrshëm apo një tmerr pa fund?’. Që nënkuptonte haraçin që do t’i duhej të paguante…

Këtu filloi kalvari i vuajtjeve të Zamir Dules, i cili nën presionin e përndjekjeve nisi të shfaqte probleme psikologjike. Për të cilat kishte ndikuar nga ana tjetër edhe vrasja e një prej vëllezërve të tij. Kulmin këto tortuara, e arritën natën e kobshme të djegies së redaksisë të gazetës “Koha Jonë’ në fillim marsin e vitit 1997.

Asokohe, disa prej gazetarëve, një pjesë e stafit dhe truprojat e botuesit Nikollë Lesi strehoheshin për fjetje në katin e nëndheshëm të redaksisë. Natën kur u sulmua godina e redaksisë, Zamir Dule ishte i vetmi që ndodhej në redaksi pas mesmate së bashku me një punonjës tjetër të gazetës pasi ishte fundjavë dhe të gjithë që strehoheshin në dhomat e poshtëme ishin larguar me leje.

Zamir Dule u shoqërua në polici ku u torturua, tortura këto që u vunë kapak përndjekjeve të tmerrshme ndaj tij. Ai nuk e mori më veten profesionalisht, por edhe nga shëndeti mendor dhe hija e përndjekjes që nuk i ndahej.

Qeveria e kryeministrit të kohës Fatos Nano i akordoi gazetarit Zamir Dule pension special, në shenjë vlerësimi për punën në kushte të përndjekjes dhe sidomos për torturimin e tij nga struktura policore.

Kohë pas kohe. Zamir Dule është bërë objekt diskutimesh, madje edhe në rangjet politike, si gazetari simbol i një rregjimi hakmarrës ndaj gazetarëve. Gjithashtu, është tentuar të kontaktohet nga kolegë të tij për ta intervistuar, por Zamiri i tërhequr në vetminë e tij dhe botës së librave i ka refuzuar. Pas vdekjes njëri pas tjetrit të prindërve, për Zamirin që nuk vendosi dot martesë, kujdeset vëllai i tij.

Pak kohë më parë, duke parë reagimet spekulative në media apo politikë për t’i kujtuar politikës viktimizimin e një profesionisti famoz të medias, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, gazetari Aleksandër Çipa, bëri apel me një shkrim të titulluar ‘Lereni të qetë Zamirin!’

Sot është dita që ky apel vjen me mesazhin ‘Ndihmojeni Zamir Dulen! Gazetari i talentuar dhe kurajoz nuk ndodhet në shtratin e shtëpisë duke lexuar por në shtratin e spitalit ‘Hygea’ në Tiranë, ku u shtrua me probleme zemre dhe familja nuk ja përballon dot shpenzimin.

Shpëtojeni jetën e gazetarit Zamir Dule!