Gazetari, Artan Hoxha ka publikuar emrin dhe foton e personit që mendohet se ka ekzekutuar ish-policin Santiago Malko. Hoxha u shpreh nga studioja e Report Tv se një nga ekzekutorët mendohet të jetë Fatmir Hyseni, një person nga Vlora që njihet me nofkën “Doccja”.
“Ky personi që shihni në foto është Fatmir Hyseni. Dua që regjia ta mbajë të fokusuar për pak, pasi ky është personi që e ka ekzekutuar. Ai njihet si `Doccja’ dhe quhet Fatmir Hyseni. Ai është një person mjaft i njohur në botën e krimit.
Hyseni ka marrë pjesë edhe në vrasjen e Edison Harizajt. Ai mendohet se është gjithashtu ekzekutori i Harizajt, ngjarje e ndodhur në Durrës,”– tha Hoxha.