Zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë me një reagim ndaj akuzave që po hedh opozita ndaj kryebashkiakut socialist të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili rezultoi se ka qenë i dënuar në Greqi.
Braçe shkruan se opozita po sulmon një njeri që është dënuar pa djeni se kërkoi të drejtën e tij, për të marrë rrogën që i ishte mbajtur, ndërsa harron se vet ka pasur një kandidat që ishte i dënuar për vjedhje makinash.
Postimi i plotë:
Pra KRYETARI I BASHKISE MALLAKASTER NUK ESHTE DENUAR PER:
TRAFIK DROGE;
TRAFIK QENIESH NJEREZORE;
TRAFIK ARMESH;
TRAFIK PAS VJEDHJEVE TE MAKINAVE;
KONTRABANDE NAFTE;
NUK ESHTE DENUAR AS PER KRIJIMIN E NDONJE ORGANIZATE KRIMINALE E AS PER PERFSHIRJE NE NJE TE TILLE;
NUK ESHTE DENUAR PER PASTRIM PARASH!
Por eshte denuar NE MUNGESE E PA DIJENINE E TIJ, sepse ka kerkuar rrogen tek nje punedhenes ne Greqi!!!!!
E ka shkelur sepse e ka kerkuar edhe me force si punetor krahu qe ishte;
Por mendojeni,
ne Greqi shqiptaret kane punuar e punojne prej vitesh ne pune pa sigurime,
kane ndertuar ne Greqi, ishuj pafund,
por nuk mbrohen nga asnje sindikate!
Tani vereni veten ne lekuren e nje punetori ne ndertim ne Greqi qe rropatet dhe i mohojne rrogen, merrni fryme dy here e kujtoni edhe familjare tuaj qe e kane bere e vuajtur kete hall atje poshte, ne ishuj!
E kuptoni cfare turpi eshte?!
E kuptoni cfare idiotesh ka ne opozite ky vend?
E dini qe;
KANE MES TYRE NJE HAJDUT MAKINASH, PRA NJE HAJDUT TE DENUAR ME VENDIM GJYKATE TE FORMES SE PRERE DHE BENE SI QENTE NE KQZ E NUK E SHKARKUAN SEPSE AI KISHTE THENE NE FORMULAR SE “JAM DENUAR PER VJEDHJE SI HAJDUT”!
Madje madje e kishin thelbin e skemes se blerjes se votes masivisht ne keto zgjedhje!
Pra kjo fare partie qe humb e humb, sulmon, shan, fyen e shpif nje punetor shqiptar ndertimi qe kerkon rrogen e mohuar dhe, mbron, shpeton, kandidon e rikandidon nje hajdut te denuar per vjedhje!
Kaq e thjeshte eshte!