osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E kundërta e Jovan Bregut, roli tjetër i madh i Roland Trebickës: Ç’përfaqsonte xha Spirakja?!

E kundërta e Jovan Bregut, roli tjetër i madh i Roland Trebickës: Ç’përfaqsonte xha Spirakja?!

Padyshim që i madhi Roland Trebicka, me “Jovan Bregun” e tij, mbetet një prej monumenteve të aktrimit teatror shqiptar. Ai ka qenë një ndër kulmet e tij si aktor, mbetur thellë e pashlyeshëm në memorie, falë një fabule fantastike siç ka qenë “Pallati 176” e një loje po ashtu fantastike të çdokujt të kastës së aktorëve.

Por Landi do kishte dhe një tjetër rol po aq të madh në galerinë e personazheve të tij, i cili ka qenë e kundërta e Jovan Bregut që vlonte nga dëshira për t’u bërë magazinier. Ai është xha Spirake te “Valsi i Titanikut”, një ndër komeditë me të famshme rumune, e vënë në skenë atëbotë në Teatrin Kombëtar (quhej Popullor para ’90-ës.

Ndryshe nga Jovani, xha Spirake është i urtë, i ndershëm, modest. Si një nëpunës i thjeshtë bashkie, ai përpiqet sa mundet që të mbajë familjen e tij, pa patur asnjë ambicie për karrierë. Sidomos, të marrurit me politikë ai e konsideron si një vetëposhtërim të njeriut, për shkak të korruptimit moral.

Por në familje i ka pothuajse të gjithë kundër, veç një vajze me gruan e parë, ku veçon gruaja më vjehrën, që të dyja të etura për pasuri, së bashku me djalin e vajzën tjetër, të cilët përfitojnë e bëhen të pasur nga trashëgimia e lënë prej vëllait të Spirakes, Takes, i cili pëson një fatkeqësi e vdes. Ndryshe nga Spirakja i varfër, Takja ishte njeri i pasur.

Por ç’ndodh më vonë? Ata, gruaja, vjehra e dy fëmijët duan që ai, Spirakja, të bëhet edhe deputet, e për këtë paguajnë (me paratë e Takes), një sekser politik. Ky i fundit arrin ta fusë në lista Spiraken, që nga ana e tij shkon e u thotë zgjedhësve që të mos e votojnë. Epilogu përshkohet nga situata emocionuese me një lojë aktoreske brilante dhe jo vetëm nga i ndjeri Trebicka.

Vjen kjo sekuencë e kësaj komedie si një kujtesë për një prej roleve më madhështorë të Roland Trebickës, për ironi e kundërta e Jovan Bregut, por me lojë po aq mjeshtërore sa e Jovanit, si dhe për një kujtesë publikut, se tema e dilemës morale përballë politikës si rrezik njollosjeje karakteri, ka ekzistuar gjithnjë. /tesheshi.com/