osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

E Kreu i SPAK paralajmëron si Llalla në çdo Shtator! Arrestime të bujshme të korruptuarve: SPAK dhe BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra hetuesish në BE

E  Kreu i SPAK paralajmëron si Llalla në çdo  Shtator! Arrestime të bujshme të korruptuarve:  SPAK dhe BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra hetuesish në BE

Kreu i Strukturës së Posaçme (SPAK), Arben Kraja ka premtuar më shumë rezultate nga institucioni që ai drejton, ndërkohë që vendi ka nisur rrugën e anëtarësimit pas çeljes së negociatave. Në prezantimin e projektit të Bashkimit Europian EU4LEA, për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, Kraja paralajmëroi dje arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, ndërsa zbuloi se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE.

Madje, ai kërkoi ndihmën e BE dhe u zotua se do të jenë bashkëpunues për të përmbushur objektivat që duhen arritur. Ndër të tjera, kreu i SPAK theksoi se situata e kriminalitetit në vend kërkon reagim të fuqishëm. Ai tha se ka shumë hetime të rëndësishme në vijim. “Secili nga institucionet ka detyrat e veta. Edhe ato të zbatimit të ligjit kanë një rol të rëndësishëm. Duke përfshirë edhe situatën e kriminalitetit që kërkon reagim të fuqishëm mendoj se projekti është në kohën e duhur për të realizuar këto objektiva. SPAK është konsoliduar formalisht si strukturë.

Hetuesit e BKH janë marrë të gjithë në punë. Situata është që të gjithë janë tepër aktivë. Kemi shumë hetime të rëndësishme në vijim dhe në këtë sens është momenti që të ecim përpara. Niveli që ne kemi arritur mendoj se ka ardhur me rritje në mënyrë të vazhdueshme. Kemi 20 skuadra të përbashkëta hetimore. Ne po mundohemi dhe jemi seriozë për të shkuar deri në fund. Punojmë ngushtë me Europol.

Projekti do të jetë ndihmë për ne. Jemi seriozë në punën që bëjmë. Do të hetojmë në mënyrë objektive të gjitha rastet që kemi dhe do të japim rezultate. Dua t’i garantoj drejtuesit e projektit që do të jenë bashkëpunues në arritjen e objektivave që ka projekti. Do të jemi partnerë seriozë dhe kemi nevojë të na ndihmoni. Do të kemi më shumë rezultate’, deklaroi Kraja.

Çuçi flet për krimin dhe korrupsionin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur gjatë prezantimit të projektit të ri të BE ‘Eu4LEA’ duke thënë se ka rëndësi të veçantë jo vetëm për të luftuar krimin e organizuar, trafikimin e terrorizmit por edhe procesin e integrimit në BE.

“Falë këtij bashkëpunimi sot ne kemi agjenci ligjzbatuese të cilat denjësisht bashkëpunojnë me vendet anëtare por jo vetëm të BE si partnere të barabarta, gjë e cila vetëm disa vite më parë as që mendohej të realizohej. Kemi kaluar nga thjesht shkëmbimi i informacioneve mes agjencive të përbashkëta në fazën e hetimeve të përbashkëta me vendet.

Ky është një hap shumë i madh që mbi të gjitha bazohet mbi besimin e krijuar ndërmjet agjencive tona ligjzbatuese. Ky besim, kjo aftësi për të ndërvepruar, për të qenë bashkë në aksion kundër krimit të organizuar, trafikimit, terrorizmit, nuk do të ishte e mundur nëse prej shumë vitesh nuk do të kishim një partner si BE.

Sot është thjesht një konfirmim dhe konsolidim i këtij partneriteti. Nga ana tjetër, projekti i ri i bashkëpunimit me BE që tashmë ka ndryshuar dhe brendin merr një tjetër rëndësi të veçantë se do të na shoqërojë në një proces shumë të rëndësishëm të ndërlikuar siç janë negociatat në BE”, tha ai. Ndër të tjera, ministri tha se kapitulli 24 i kontratës tonë me BE është një nga shtyllat kryesore të kësaj kontrate.

Sipas tij, pa u mbyllur dhe pa evoluar kapitullin 24, Shqipëria nuk mund të ecë me kapituj të tjerë.“Kapitulli 24 i kontratës tonë me BE është një nga shtyllat kryesore të kësaj kontrate. Pa u mbyllur dhe pa evoluar kapitullin 24, Shqipëria nuk mund të ecë me kapituj të tjerë kështu që merr një rëndësi të veçantë në etapën që ndodhemi. Më pas vjen etapa e bashkëpunimit mes BE dhe Shqipërisë për asistencën mes agjensive ligjzbatuese të Shqipërisë”, tha Çuçi.