Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur sot detaje të reja nga ekzekutimi i ish-deputetit Pashko Ujka.
Hoxha ka publikuar edhe një video ekskluzive autorëve të dyshuar të krimit Kristian Kelmendit dhe Marjan Kolës. Në video ata shihen se ndodhen në Prishtinë në një qendër tregtare.
Babai i Kelmendit këmbëngul se i biri dhe shoku i tij kanë shkuar për ta takuar në Prishtinë dhe se nuk janë të përfshirë në ngjarje. Gazetari publikoi gjithashtu edhe foto të makinës tip Benz, e cila ka qenë e parkuar përpara hotelit në Prishtinë.
“Këta kanë shkuar ta takojnë në Prishtinë. Sipas deklarimeve që i janë marrë babait, ai këmbëngul që shoku i vet dhe Kristiani kanë shkuar për ta takuar. Kanë shkuar në një qendër tregtare. Pyetja që i ka bërë unë është sesi është e mundur që Kristiani është kthyer në Shqipëri”, shprehet gazetari për ABC.
Por si shkoi policia te Kristian Kelmendi? “Familjarët e të ndjerit kanë thënë se mes personave që dyshohet se kanë patur konflikt është edhe Kristian Kelmendi që kanë pasur një bisedë telefonike para disa muajsh dhe ka qenë me ton kërcënues për problemin e një banese që është shitur nga Pashko Ujka.
Kjo banesë i është dhënë familjes Kelmendi më vonë i është kërkuar 30 mijë euro, nuk është bërë pagesa dhe banesa është shitur nga Pashko Ujka. Prej asaj kohe siç më tha Aleksandër Kelmendi nuk i kanë pasur marrëdhëniet mirë.
Policia ka shkuar në fshatin Trushë dhe nuk e ka gjetur Kristianin dhe babin e vet. Kristiani është kthyer në Shkodër më vonë. Ai është vënë në dijeni të faktit se banesa është bastisur.
Gjatë marrjes së provave janë gjetur faktorë plotësues në duart e Kristianit, mbetje të baruti”, deklaroi gazetari.