osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E katandisën popullin për të lypur “5 lekë bukë”… tani duan t’i rikthejmë në pushtet!

E katandisën popullin për të lypur “5 lekë bukë”… tani duan t’i rikthejmë në pushtet!

Nga Memo Aliaj

Sot paradite, në “fermën” e PD kishte vetëm dy ngjarje të rëndësishme, që tregojnë vazhdimësiën e protestës së opozitës.

1. Qysh në mëngjes, tek Luli shkuan për “kafe” Monika e guroreve, Nardi i shëndetësisë, Fatmiri i Gerdecit, Agroni i vezëve, Dashi i rakisë dhe Vangelis i Janullatosit.

2. Poshtë hijeve të pemëve tek selia “SHQUP, futur në mes të shkurreve, ishte një grup “artistësh-artizanë”, të cilët po bëheshin gati të shkruanin dhe montonin disa parulla, me tekste kundër mazhorancës së PS.

Shefi i “grupit të parullave”, ishte një i njohuri im, ish-shofer i Berishës, ndërsa shkrimin e parullave pa gabime ortografike, po e mbikëqyrte një mësues gjuhe ende në punë, i cili më tha se e urrente këtë qeveri, mbasi e kishte hequr nga detyra si Drejtor në Ministrinë e Arsimit.

Ata më konfirmuan, se këto ditë do të bëhet një protestë e fuqishme që nuk është parë në Shqipëri, as në kohën e mitingjeve të Salës kur u vra Azemi, me objektiv për të rrëzuar Edvinin. Ndaj qysh në mëngjes, sipas tyre, në zyrën e Lulit kishte shkuar Saliu, Mona, Fatja, Nardi, Goni, Dashi dhe Vangjoja, për të bërë skenarin e protestës! Pastaj, si për të më bindur për “tërmetin përmbysës” të kësaj proteste finale, më lexuan disa nga tekstet e 15 parullave kryesore, të miratuara unanimisht nga “Byroja Politike e Opozitës”, ndër të cilat ishin edhe këto:

1. “QEVERIA RA, PUSHTETI ËSHTË YNI, T’I DALIM ZOT VENDIT”,

2. “RAMA NUK ËSHTË MË KRYEMINISTËR”

3. “LULI, KRYEMINISTËR SHPËTIMTAR I SHQIPTARËVE”

4. “DUAM SHQIPËRI, PA KORRUPSION“

5. “FËMIJËT E POPULLIT NË MIZERJE, FËMIJËT E OLIGARKËVE NË LUKS DHEE SHKOLA JASHTË SHTETIT”

6. “JASHTË NGA SHQIPËRIA, SHËRBETORËT E SERBISË”

7. “TË SHPORRIM OLIGARKËT E PASURUAR NË KURRIZ TË POPULLIT”

8. “TREGONI PASURITË E VJEDHURA QE KENI FSHEHUR”

9. “SEKUSTRO PASURIVE TË POLITIKANËVE HAJDUT”

10.“NË EUROPË NA FUT VETËM FUQIA PD+LSI+PR+PAA+PDK+LZHK-PBDNJ”

11. “POSHTË SHITËSIT E DETIT”

12. “DORËZONI PARA DREJTËSISË, FAMILJARËT E LIDHUR ME KRIMIN ”

13. “TË SHPORREN FYTYRAT E POLITIKËS SË VJETËR”

14. MOS U TALLNI MË ME TË PËRNDJEKURIT DHE PRONARËT”

15.“KEMI GJALLË IDEALET E BERISHËS DHE AZEMIT”

16. “BERISHA-BASHA-KRYEMADHI, SHPRESA E RE E SHQIPTAREVE”!

Në listë, ishin edhe 3 parulla të tjera, me këto tekste:
1. “KTHENI NË SHQIPËRI, FAMILJET TUAJA QË JETOJNË NË BOTË”
2. “KORRUPSIONI, KRIM QË VRET SHQIPTARËT”
3. “PUSHTET QË VRET SHQIPTARËT NË RRUGË”

Por, parullës së parë, i kishte vënë vizë Luli, si një parullë që shkel të drejtën universale europiane të çdo shtetasi dhe familjeve të ndershme shqiptare, për të jetuar atje ku dëshiron!

Parullën e dytë e kishte kundërshtuan Berisha e Mediu, duke argumentuar se mund të keq-kuptohej me biznesin dhe krimin e Gërdecit, për më terpër që ajo dosje është mbyllur “pa ekzistencë krimi”. Parullën e tretë e hoqën Berisha e Kryemadhi, duke thënë se nuk mund t’i nxjerrin “sytë vehtes”, mbasi i vetmi pushtet që ka vrarë shqiptarë në rrugë është ish-pushteti “Berisha-Meta” më 21 janar, por edhe sepse, sot, PD-LSI nuk proteston për krimet e veta, por të “Rilindjes”.

Duke lexuar këto parulla, të cilat do të jenë programi i protestës “finale” të opozitës së bashkuar e të ndarë disa herë, konstaton se përmbajtja e tyre është fytyra e vërtetë e krerëve të PD-LSI dhe “koneve” të kësaj “çete kaçkaësh”, që është hedhur përsëri në sulm për të bërë “plaçkë”! Sepse ata nuk kërkojnë pushtet, për të zgjidhur hallet e popullit, por për shtimin e pasurive dhe luksit të tyre në 10 breza!

Sepse nuk mund të besohen në thirrjet e tyre për sekuestrim pasurie korruptive, kur dihet që pasuri SHEIK-ësh të vënë me krime e korrupsion kanë vetëm ata, jo shqiptarët e papunë, pensionistët dhe invalidët e naftës dhe minierave. Sepse fëmijët me jetë luksi dhe studime në universitetet e botës me pagesë nga 160 mijë euro, nuk i kanë familjet e varfëra, që për të pluguar tokat përdorin fëmijët në vend të kaut e traktorit!

Sepse Shqipërinë e zhytën në korrupsion, pikërisht këta hajdutë me e pa çzime, që gjoja dalin e protestonjë kundër krimit dhe korrupsionit. Sepse të përndjekurit dhe ish-pronarët, u mashturuan, u zhvatën e u tallën pikërisht prej këtyre horrave, që tani duan t’i “peshkojnë” për t’i përdorur si dekor nëpër protesta dhe për vota.

Mjafton të shikosh duelin opozitë-pozitë të këtyre 26 viteve dhe gjithçka ngjason me një “kampionat” për pushtet. Mjafton të shikosh “partiçka-çingijet”, që në çdo palë zgjedhje bredhin “hu më hu” nëpër parti dhe kupton, se çfarë synimi kanë kryetarët batakçinjtë e tyre, që si anëtarë kanë vetëm veten dhe dashnoret e tyre sekretare!

Këta që janë në opozitë sot, kanë qenë në pushtet para 5 vitesh dhe e katandisën popullin për të lypur “5 lekë bukë”! Këta që janë në pushtet sot, erdhën në fuqi me parullat për luftë kundër korrupsionit, për ndëshkim të krimeve të ish-pushtetit PD-LSI (2009-2013), për sekuestrim të pasurive të vjedhura prej tyre, por nuk e bënë realitet, përkundrazi janë ulur në një “sofër” me ta, duke lënë e marrë pushtetin nga njeri tjetri, tamam si ajo “stafeta” që kalon dorë më dorë në rreth-rrotullim, 27 vjet më të njëjtët “ekipe, trajnerë, lojtarë e stola rezervë”!

Diçitura: Ja këta që janë sot në pushtet, ja dhe këta që ishin dhe duan të rikthehen në pushtet, me parullat e mësipërme!