osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

E imagjinon Albin Kurtin në tryezën e Open Balkan? Si përgjigjet Edi Rama

E imagjinon Albin Kurtin në tryezën e Open Balkan? Si përgjigjet Edi Rama

Edi Rama i qëndron idesë se Open Balkan është një mundësi e mirë për të gjithë, përfshirë dialogun Kosovë – Serbi. I pyetur nga Euronews Serbia nëse e imagjinin dot kryministrin Albin Kurti të ulet në tryezë me liderët e tjerë të Open Balkan, Rama u shpreh i bindur se kjo do të ndodhë.

“Dëgjoni. Unë mund ta kuptoj se në hapat e parë është diçka e pamendueshme. Por nuk është çmenduri, nuk është as marrëzi. Është kurajë, ambicie dhe besim.

Unë kam besim tek paqja, jam ambicioz në ndërtimin e paqes me të tjerët dhe kam kurajën të them se sigurisht që e imagjinoj. Dhe jam i bindur se kjo do të ndodhë.

Kosova do të jetë pjesë e Open Balkan një ditë, pa asnjë dyshim. Sepse kjo është e ardhmja. Sepse, ose do të jemi këtu së bashku duke celebruar produktet e qytetarëve tanë, duke i ndihmuar ata të prodhojnë dhe tregtojnë më shumë, ose do të kemi konflikt dhe gjakderdhje”, – u shpreh Rama.

Rama thotë se është i bindur që shpejt nismës së iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe RMV do t’i bashkohet edhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina, vende ku siç tha, deri më sot kjo çështje ka qenë peng i problemeve të brendshme politike.

“Kryeministri i Malit të Zi ishte këtu sot. Ai ishte shumë i qartë për këtë çështje dhe shumë gjëra po ndryshojnë kur bëhet fjalë për Malin e Zi.

Problemi është se Open Balkan është peng i çështjeve të brendshme politike. Edhe në Shqipëri është, por nuk dua të flas për këtë, ndaj po ndalem këtu.

Në Malin e Zi dhe Bosnje është e njëjta gjë dhe është fatkeqësi pasi në fund të ditës Open Balkan është një mekanizëm për implementimin e një procesi për të cilin kemi rënë dakord në parim në procesin e Berlinit”, – u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.