osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E h.elmuan me lëng portokalli/ Zbardhen mesazhet e nuses me djalin: “Do ta v.ras shtrigën”

E h.elmuan me lëng portokalli/ Zbardhen mesazhet e nuses me djalin: “Do ta v.ras shtrigën”

Oltjan Lami dhe 7 dëshmitarë tregojnë si nusja vrau vjehrrën, Lirie Lami, 2 vite më parë në Kamëz. Djali i viktimës tregon mesazhet me Marjanën dhe bisedën me hoxhën që dinte historinë. 23-vjeçarja dëgjon buzagaz

Gjykimi ndaj Marjana Cmetës, 23-vjeçarja që akuzohet për vrasjen e vjehrrës së saj Lirie Lami, ka filluar të marrë “jetë” në Gjykatën për Krime të Rënda. Ndryshe nga seanca e kaluar, ajo ishte dje e pranishme dhe është përballur me ish-bashkëshortin pas 2 vitesh. Marjana Cmeta, dyshohet se ka helmuar me fotoksinë Lirie Lamin, dhe më pas e ka mbytur me një shall.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 prill 2017, ndërsa dyshohet se ka ndodhur si pasojë e konflikteve në familje, kryesisht mes të pandehurës dhe viktimës. Dje, Gjykata ka marrë si provë dëshminë e djalit të viktimës dhe ish-bashkëshortit të pandehurës, Oljton Lamit.

Ky i fundit ka treguar para gjykatës marrëdhënien e tij me Marjanën, konfliktet e kësaj të fundit me nënën e tij dhe momentin kur ka mësuar të vërtetën e vrasjes së Lirie Lamit. Përtej xhamit të kafazit në gjykatë, me flokët e kapura dhe e veshur me të zeza, Marjana i hidhte herë pas here vështrime me buzën nën gaz ish-bashkëshortit, Oltjanit.

Ky i fundit, nguronte të kthehej nga Marjana, por nuk la pa treguar asnjë moment nga nisja e jetës me të dhe konfliktet në familje. Kujtojmë se të dy bashkë, ata kanë edhe një vajzë të vogël që ka lindur pas ngjarjes së rëndë, të cilës Oltjan Lami ka mohuar t’i japë atësinë. Sakaq, seancën e djeshme dëshmuan edhe personat që kishin parë viktimën Lirie Lami, që ishin Lutfi Lami, Bukurie Lami, Vehbi Lami, Dhurata Lami, Sadik Tafa, Luljeta Piku dhe Haki Cmeta.

Ndërkohë, sipas avokatit Ilir Murati, Marjana nuk ka pranuar në asnjë moment që ka qenë ajo që ia ka dhënë fotoksinën vjehrrës së saj. Gjatë dëshmisë së saj, Marjana është shprehur se ditën e ngjarjes ka pasur konflikt me vjehrrën dhe kjo e fundit i kishte gjuajtur në bark. Duke qenë se ajo ishte shtatzënë, i ka thënë viktimës se do të ishte ajo përgjegjëse nëse i ndodhte gjë fëmijës. Nga ky moment, është shprehur 23-vjeçarja, ajo ka konsumuar vetë fotoksinën që mos të mbante përgjegjësi nëse unë humbja fëmijën.

Më poshtë, gazeta Shekulli zbardh dëshminë e plotë të Oltjan Lamit para Gjykatës për Krime të Rënda. Prokurori: Dëshmitar, mund të na tregoni kur jeni martuar me Marjana Cmetën? Oltjon Lami: Më 22 maj 2016, u martova me Marjanën dhe jetuam bashkë me prindërit e mi në shtëpinë që kemi në Kamëz. Fillimisht, marrëdhëniet kanë qenë të mira mes ish-bashkëshortes me nënën time. Por, më pas kjo marrëdhënie mes tyre është zbehur.

Prokurori: Kur kuptuat ju që Marjana nuk shkonte mirë me nënën tuaj? Oltjon Lami: Pas disa muajsh, unë kam kuptuar që Marjana nuk po shkonte mirë me nënën time. Mes tyre kishin nisur konfliktet, dhe pas 6 muajsh nga martesa ime, prindërit u larguan për të jetuar nga një tjetër banesë, në Zall-Mner. Ndërsa unë dhe Marjana jetuam në shtëpinë në Kamëz.

Prokurori: Mund të na tregoni rrethanat se si vdiq mamaja juaj? Oltjon Lami: Më 30 prill 2017, mami do të vinte te shtëpia ime sepse do të sillte qumështin. Ajo vinte çdo javë në të njëjtën ditë. Një natë më parë, Marjana ishte te prindërit e saj dhe në mëngjes erdhi më solli këmishët se unë do të shkoja në punë, atë kohë punoja në një restorant. Pasi u bëra gati, Marjana më shoqëroi deri te stacioni i urbanit dhe pastaj u kthye për në shtëpi. Gjatë rrugës bashkë kemi folur për gjëra të ndryshme që na përkisnin ne.

Prokurori: Përgjigju pyetjes, si e morët vesh vdekjen? Oltjon Lami: Gjatë kohës që unë isha në punë, Marjana më kishte dërguar një mesazh ku më shkruante: Si je, a po lodhesh? Mami është pak pa qejf sot! Më vonë, më merr xhaxhai im në telefon dhe kur kam dalë jashtë kam parë edhe mesazhin që më kishte dërguar Marjana. Xhaxhai im Vehbi Lami, më thotë çfarë kishte ndodhur, dhe pronari im më merr me makinë dhe më shoqëroi në spital. Aty më thanë se që mami kishte vdekur nga infarkti.

Prokurori: Kur shkuat në spital, kë gjetët aty? Oltjon Lami: Në spital gjeta nusen e xhaxhait tim, Marjanën dhe xhaxhin. Kur shkova doja të futesha në sallën ku mbahej mami, por nuk më lejuan dhe më thanë se vdiq nga infarkti. Më pas, vjen policia dhe më ka kërkuar që të shkoja të jepja një deklarim. Kam mbaruar deklarimin në polici dhe kam shkuar në shtëpi. Aty kishte mbërritur edhe trupi i pajetë i nënës sime.

Prokurori: E patë kufomën e nënës? Oltjon Lami: Kur shkova në shtëpi, kam parë kufomën e mamit dhe ajo kishte kafshim në faqen e majtë, dëmtim në hundë dhe mjekër. Aty mendova se aty diçka nuk shkonte.

Prokurori: Po Marjana, si reagonte atë ditë? Oltjon Lami: Atë ditë, Marjana ka ardhur me vonesë dhe nuk e di se ku ishte. Pasi pashë trupin e mamit, në shtëpi pash Marjanën dhe motrën e saj Luljeta Piku duke folur bashkë. Sapo u futa në dhomë, ato ndaluan së foluri. Prokurori: E pyetët ju Marjanën çfarë ndodhi atë ditë? Oltjon Lami: E pyeta Marjanën se çfarë ndodhi dhe më tha: U fut në shtëpi dhe po mbillte disa fidanë. I thirra dhe i thashë hajde se kam bërë supën. Pasi hëngri, u shtri dhe më tha më mbulo me një batanije. Më pas më kërkoi ta lija vetëm dhe shkova në dhomën time.

Prokurori: A keni shkuar ndonjëherë te ndonjë hoxhë? Oltjon Lami: Ditën e dytë u sëmur motra dhe e kam çuar te një hoxhë. Kur do ta çoja aty, Marjana më kërkoi ta merrja edhe atë me vete, por nuk e mora. Kur u ktheva në shtëpi, ajo më tha: Nuk më intereson se çfarë të ka ndodhur ty! Pasi më tha këtë, ajo ka ikur nga shtëpia. Ka shkuar te një shtëpi 3-katëshe dhe tentoi të vetëvritej. Kam marrë vëllain e saj në telefon dhe i kam treguar se Marjana do të hidhej nga kati i tretë. Ai ka shkuar dhe e ka marrë nga aty. Pas kësaj, u takova me vëllain e Marjanës dhe i thashë që me këto veprime që Marjana po bën, njerëzit dyshojnë se e ka vrarë ajo mamin. Jo më tha, “se mos e keni vrarë vet ju”.

Prokurori: Po më parë? Oltjon Lami: Edhe para se të ndodhte ngjarja, unë, Marjana, mami dhe motra kemi shkuar te një hoxhë në Shkodër. Aty shkuam sepse, gjithmonë sipas Marjanës dhe nënës së saj, për të rregulluar marrëdhëniet mes nesh dhe familjes tonë. Për të mos patur më konflikte në familje.

Prokurori: Kur e ke mësuar ti që ishte Marjana ajo që kishte vrarë nënën tuaj? Oltjon Lami: Hoxha më vjen në shtëpi dhe më thotë se duhet të shkoja në polici dhe të bëja një denoncim. “Shko në komisariat dhe denonco se mamin ta vrau nusja. Do të thuash dy detaje që do të them unë, e ka mbytur me shall dhe i dha lëng portokalli me fotoksinë”, më ka thënë hoxha Hysen Shehu. Më pas, hoxha më tregoi ato që kishte filmuar, Marjanën duke treguar se si kishte vrarë mamin. Pas kësaj, hoxha më tha se nuk duhet të tregoja se ai kishte një video. Nëse unë do të tregoja, më tha se kishte aq fuqi sa të më bënte budalla për gjithë jetën.

Prokurori: Çfarë debatesh ka patur mes tyre? Oltjon Lami: Marjana debatonte shpesh me mamin me fjalë, madje edhe janë përleshur me duar.

Prokurori: Kthehemi kur mësuat për vrasjen. Çfarë bëtë më pas? Oltjon Lami: E mbajta 2-3 muaj këtë gjë, dhe ia tregova babit. I kam thënë se çfarë kishte hoxha dhe se nuk duhet të tregonte për këtë se ai mund të më bënte budalla për gjithë jetën. Babi ka shkuar menjëherë në Komisariatin e Kamzës dhe ka treguar se ekziston një video që është provë e fortë. Ata të prokurorisë insistuan që ta dinin çfarë ishte kjo video dhe kush e kishte. Nga ana tjetër, babi kishte frikë se hoxha mund të më bënte mua budalla. Prokuroria e mori vesh që hoxha kishte videon dhe shkon tek ai.

Prokurori: Pas ngjarjes, ju ka thënë gjë Marjana? Oltjon Lami: Dy ditë pas ngjarjes, Marjana më thirri të shkoja në dhomë se kishte frikë vetëm. Kur po hiqte bluzën pashë që kishte njolla të qeza në krah. E pyeta se çfarë ishin dhe më tha që i ishin bërë kur e kishin mbajtur gratë ditën e varrimit të mamit, që mos të qante shumë.

Pyetjet e gjykatës: Cilat ishin burimi i konflikteve në familjen tuaj? Pas martesës, Marjana dyshonte se mos mamaja ime nxiste fjalë ndaj saj tek unë, për keq. Por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë nga mami im. Këto ishin vetëm sipas Marjanës dhe nënës së saj. A keni komunikuar pas ngjarjes me Marjanën në Instagram? Po! Pasi ka ndodhur ngjarja dhe unë e kisha larguar Marjanën nga shtëpia ime, kemi folur në Instagram. Ajo më ka thënë se kishte një “lepur”. Me lepur, ajo nënkuptonte fëmijën. Unë i kam thënë se nëse ai fëmijë është i imi, unë dua ta quaj me emrin e nënës time.

Po në Facebook, keni folur? Para se të ndodhte ngjarja kemi folur shumë gjëra dhe nuk më kujtohen. Por ajo më thoshte shpesh që “do ta vriste shtrigën” që ndërhynte mes nesh dhe na bënte të kishim konflikte.

Dëshmitë

Bukurie Lami “Kam qenë në shtëpi dhe erdhi thirri Ana: O xhaxhi, o xhaxhi, hajde se është mami sëmurë. Shkuam te shtëpia dhe e gjetëm Lirien te dhoma e gjumit, e ulur në pllaka dhe mbështetur në krevat. E kontrolluam dhe burri më thoshte që ka vdekur. Gojën e kishte të hapur. Pamë që kishte një shenjë në faqe. Aty e morëm dhe e çuam në spital. Në ato momente burri e pyeti nusen se çfarë kishte ndodhur dhe ajo i tha se i ra shkopi i perdes. Lirien e gjetëm të ngrirë dhe unë nuk e di pse ka vdekur, atë e di ajo që ishte aty. U tronditëm shumë nga kjo ngjarja e thashë çfarë pati. Para se të ndodhte kjo, Liria ishte te shtëpia ime dhe pyeti për djalin e kunatës se donte ta çonte për të marrë ca fidanë. Kjo (nusja) i rrinte mbrapa, ajo ulej kjo rrinte në këmbë”, ka treguar kunata e të ndjerës Lirie Lami.

Vehbi Lami

“Atë ditë rreth orës 11:30 vjen Marjana dhe më thotë: O xhaxhi hajde se i ka rënë të fikët mamit. Shkova aty dhe e gjeta Lirien të mbështetur në Krevat. I thashë Marjanës çfarë kishte ndodhur dhe më tha se i ka rënë shkopi i perdes. E ka mbyt shkopi i perdes i thash? Ajo nuk foli fare. Pastaj, në faqen e majtë pash që Lirija kishte një shenjë, ndërsa krahët i kishte të mbuluar e nuk pash gjë”, ka dëshmuar kunati i Liries, i cili ka qenë personi i parë që ka parë atë të pajetë./shekulli