Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi ka rënë pre e dhunës ditën e sotme në ish-Bllok.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, ku persona të paidentifikuar e kanë goditur dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Avokati është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga sa mësohet gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar shkaqet.
“Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit, Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia.
Dhunimi i përfaqësuesit ligjor të Sali Berishës, nuk ka të bëjë me këtë të fundit.
Akti i rëndë dyshohet se ka të bëjë për çështje pronësie.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.