Linda Halimi është një prej këngëtareve më të përfolura në vendin tonë. Së fundmi ajo është bërë nënë.
Linda prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin e saj.
Këngëtarja bëhet shpesh herë kryefjala e mediave rozë për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.
Por, këtë herë Linda Halimi është bërë kryefjala e mediave rozë për shkak të komentit të një fansi.
Ajo postoi foton e ëmbël të vajzës së saj, Kaimana dhe një ndjekëse i ka lënë një koment që Lindës nuk i ka pëlqyer.
Fansa i ka shkruar këngëtares:
“A u gëzua babai jot?’’.
Këngëtarja më pas ka etiketuar babanë e saj dhe ka shkuar:“Në fakt shumë! Pse nuk e pyet personalisht meqe po të intereson kaq shumë.”
Ndjekësja më pas e ka fyer këngëtaren:
“Haha ik moj krvë me gjithë familjen vari k*in që ke”.
Linda Halimi e ka ndarë bisedën e saj me fansen në Instastoryn e saj dhe krahas saj ka shkruar se situata është shumë e rëndë, duke e injoruar kështu totalisht atë.