Një lajm i trishtë vjen nga Akademia e Sigurisë e cila ka bërë me dije lajmin e ndarjes nga jeta të komisarit Genci Oshafi.
Kolegë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit Gencit, i cili ka qenë edhe pjesë e historisë së repartit RENEA. Akademia e Sigurisë, teksa i shpreh ngushëllime familjarëve shkruan se una, sakrifica dhe përkushtimi ishin pjesë e shpirtit luftarak të Genci Oshafit.
“Sot me dhimbje përcollëm duke i dhënë lamtumirën e fundit kolegut tonë, Komisar Genci Oshafit. Ndarja nga jeta e Gencit është e rëndë për të gjithë ne dhe fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë në këto momente.
Komisar Genci ishte pjesë e historisë së repartit RENEA, ku puna, sakrifica dhe përkushtimi ishin pjesë e shpirtit luftarak. U prehsh në paqe dhe qofsh gjithmonë i kujtuar me nder dhe respekt, kolegu ynë Genci Oshafi.
I paharruar qoftë kujtimi i tij”, njofton Akademia e Sigurisë