Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit sot në Qipro.
Sipas qendrës sizmologjike një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter goditi Qipron në orën 04:40 të mëngjesit.
Sipas informacioneve epiqendra dodhet në zonën detare 63 kilometra në juglindje të Larnakës.
Thellësia e tërmetit vlerësohet n të ketë qenë 10 km.
Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Larnaka dhe Limasol por edhe në Nikosia.
Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.