Nga Akil Ylli
I nxitur nga kurioziteti, padashur, rashe edhe une “viktime”. Mu desh te ndiqja konferecen per shtyp te Qoflargut. Aman o Zot! Nje amalgam rrenash, idiotesish, kotesish e broçkullash bajate te daluna bojet, qe vetem nje mashtrues i kalibrit te tij, pa din e iman, mund te merrte guximin dhe te perpiqej ti lidhte ato, me fill arsyeje, per te na i shitur pastaj, si komplot i superfuqive imperialiste, kunder k’tij far burit. Mire se atij i ka ardhe veja me dale, po mu kush dreqi m’shtyu me e ndi ate lloj kakarisjet?
Tani ju mund te me pyesni per gjithçka dhe une modestsisht per aq sa di, do mundohem t’ju kthej nje pergjigje, por ju lutem kini meshire e mos me pyesni, se a kishte ndonje argument bindes, mes atyre çfare prrallisi Shtrigani i Viçidolit?
Megjithate, t’ju them te drejten, diçka si neper tym nga ai psikodenoncim me ka mbetur ne kujtese, dhe kjo, jo per merite te ndonje zgjuasie te veçant qe kam une, por thjesht ngaqe jane gjera te sterperseritura, nga nje matuf i konsumuar menderisht, qe vazhdon te grije te njejten sallat te peshtire, tre vaktet e dites.
Qe ta permbledh me pak fjale, e gjthe ajo psikoparade qe manifestoi Baba i Rrens, kishte si qellim te na mbushte mendjen, se nje ish peradori e shquar per efiçencen e burokracise dhe disciplinen rigoroze ne zbatim te ligjit, gumezhika nga zyrtare matrahula e zorraxhinj, qe nuk njohin hirarkinë shteterore, nuk pyesin per qeveri, e as per mbret, po i’u falen seksereve me te pare seksuale, apo economik, qe i’u afrohen.
Ndersa perandoria aktuale, qe udheheq ekonominë boterore, qenka e mbushur me zyrtare te larte, qe vuajne nga sindroma e kacabunit, dhe sa here ju kcejne ato, kacabujt, injorojne agjensite e shumta te shtetit dhe firmosin dokumenta te rendesishem shteteror kuturu, sipas oreksit te lobisteve te çastit.
Ju kerkoj ndjese, por kjo ishte gjithçka sa kujtoj, nga ajo psiko-diare e vjelle, prej Babes se Poshtersis. Dua te shtoj dhe diçka tjeter, qe me eshte fiksuar nga ajo konference. Portretet e shastisura te besnikeve te Qoftlargut, te rreshtuar si ne sallat e gjyqeve, kur i mobilizojne te shkojne, si format presionit. Por ndryshe nga fytyrat qe mbartin, kur shkojne ne mbeshtetje te kolegeve te pandehur, ku sforcohen te duken sa me nevrikare e te frikshem, ate dite shprehjet e tyre te ngjallnin meshire.
Te linin pershtypjen, sikur i kishin marre zvarre dhe gozhduar aty. Po cile ishte burimi i atij ankthi? Mos valle mendonin pasojat, qe mund te rridhnin per shkak te pjesmarjes ne ate maskarade, ku kryqezoheshen dy superfuqite, aleatet tane me te medhenj te kombit? Ka shume mundesi te jete kjo arsyeja. Kot nuk thone se: Ka le frika, para trimnis! Tek e fundit: O Mete, per vete!
S’di a jam une personi i duhur, qe mund ti jap nje keshille, Don Kishotit te Bjeshkeve, por megjithate nje gur n’uj po e hedh. Lere ate muhabet, se u bere gazi i botes! Kij meshire te pakten, per vetveten! Neqoftse do me te vertete te mesosh, pse te gjithe i kane ra vize emrit tend, shko e pyet shqiptaret, pse e shite per skrap pasurine e tyre!? Shko bisedo me ato mijra shamizeza e 97-tes, sepse ta tregojne ato, shkaktarin e asaj vllavrasje te tmerrshme! Mos pritosh, ndalu pak ne Gerdec e vari n’vesh çfare te thone, per hatan atomike qe perjetuan!? Po deshe pyet dhe familiare e deshmorve, se kush i pushkatoj ata, me gjakftotesi, ne mes te sheshit me duar ne xhepa, se ndoshta e gjejne sado pak force dhe te pergjitjen!? Shfrytezoje kete rast e ndalu ne Shkoder te mesosh, se kush i vrau 4 deshmoret e saj! Per fund, po se pate te pamundun, bej nje xhiro andej nga vendlindja dhe do zbulosh gergasine atij zinxhiri tragjik, qe shkaktoj qindra te vrare!
Mbasi ta perfundosh kete rreth te ferrit e di mire, se s’do ti hiqje asnje presje, gjithçfare ke deklaruar me pare. Bishti i qenit, mbetet gjithmone bisht qeni!
E filloj karieren politike, si komunist 24 karatesh, po e mbyll si kodosh kurvash.
Ma blindoj aksiomen e mesiperme, vidiopornoja skandaloze e Safetit. Por kur zblua me pas, se autori i asaj intrige, ishte Baba i Intriges dora vet, at’here s’pata me pike dyshimi, se s’kishte asgje te ekzagjeruar, ne perdorimin e aksiomes.
Perkundrazi, rasti Gjici na tregon, qe ky soj nirit e kerkon te Keqen me qirì. Me sa duket, duke germuar neper skutat me te erreta te shpirtit, ka konstatua se i mungon nje element, per ta kompletuar Puzzle-n e Poshtersi, ai kodoshit te kurvave. E mos thone kush, se ky soj robit s’ka fat. Fill ne shteg i del Safeti dhe pastaj plotesimi i puzzle-s, kthehej ne loje femijesh.
Jam i bindur, qe neqoftese urren ndonje nga epitetet e perfituar me aq shume mund, eshte ky i fundmi i Kodoshit, ne prag te 80 viteve. Eeeeh, nuk eshte çeshtje moshe, por vesi, dhe siç dihet boterisht, ai del bashke me shpirtin!