Kryeministri Edi Rama ka kaluar pasditen e sotme me djalin e vogël, Zahon. Ai e ka dërguar në qendrën tregtare QTU, aty ku kanë kaluar disa orë të bukura së bashku. Rama ka ndarë në ‘Tik Tok’ video ku shihet dorë për dore me Zahon, duke përdor shkallët elektrike.
I vogli mban në duar një tollumbac me ngjyra, ndërkohë që i thotë diçka të atit, i cili nuk i kthen përgjigje vetëm e shikon. Njerëzit përreth qendrës tregtare shikojnë të habitur Ramën.