Shenoll Devaja, ish-bashkëshorti i Ermira Mehmetit ka ndërruar jetë. Ai ka qenë i martuar me Ermira Mehmetin, me të cilën kanë një djalë. Ata kanë disa vite që janë divorcuar.
Ai një kohë ka qenë diplomat i Maqedonisë në Shqipëri, ndërsa ka qenë i punësuar në ministrinë e jashtme të Maqedonisë. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, Shpend Devaja, bashkëshort i Teuta Arifit.
“Të nderuar miq, ju njoftoj se sonte ndërroi jetë vllau im i dashur dhe i respektuar Shenoll Devaja. Allahu xh.sh. e shpërbleftë me xhehnet. Varrimi bëhet nesër pas namazit te ikindisë. Nisja bëhet nga xhamia e re në Çair-Shkup”, – ka shkruar Shpend Devaja.