Një ngjarje e dhimbshme me pasojë vdekjen ka ndodhur ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një 23-vjeçare ka mbetur e vdekur në vend, pasi u qëllua nga babai i saj.
Sipas mediave vendase, ngjarja tragjike ka ndodhur në Greenville, në Karolinën e Veriut.
Nadeja Jermainequa Pressley po hynte në banesën e saj, pas mesnate, por babai i saj Jermain, 43 vjeç, ka menduar se ka qenë ndonjë hajdut dhe ka qëlluar me armë zjarri.
Vajza ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe arrestuan babanë e viktimës.
Në fotot shikoni të ndjerën, babanë e saj, banesën ku ndodhi tragjedia. /a.k/noa.al/