Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në autostradën Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje.
Postimi i Aurela Gaçes
Shpejtesia e pilotëve-adoleshentë-të rinj -koka erë ,eshtë vrasje me dashje .
E dhimbshme ,e frikshme. Te jesh ne rrugën tënde e te te marrij jetën “qejflinjtë” e shpejtesise, eshte krim .
Mua më kap ankthi te dal ne autostrade me femijet.
Me ze tmerri ne çdo kthese a semafor. Pikerisht sepse asnjehere si dihet se me çfare “te dehuri nga euforia e jetës” mund të përballesh.
U prehshin në paqe 4 engjejt
,ngushellimet e mija prej nëne dalin bashke me lotët.