Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për aktin e rëndë që ka kryer në bashkëpunim.
I riu ka rrahur keq partnerin e ish të dashurës së tij me mjete të forta. Sipas mediave në Itali, personi i dhunuar nga shqiptari ndodhet në spital. Aktin e rëndë i riu e ka kryer në bashkëpunim me shokun e tij 21 vjeç.
28 vjeçari prej kohësh kërcënonte ish të dashurën e tij, e cila pas ndarjes nga shqiptari kishte krijuar një lidhje të re me një italian. Policia po vijon hetimet për ngjarjen.