Ndonëse situata politike ka marrë një rrjedhë tjetër, pas vendimit të papritur të Presidentit Meta për të anulluar zgjedhjet e 30 qershorit, mazhoranca vijon me fushatën elektorale.
I bindur se zgjedhjet do të mbahen, Erion Veliaj, i cili kandidon për një mandat të dytë si kryebashkiak në Tiranë, përveç takimeve me qytetarët, ka nisur tu dërgojë atyre letra personale.
“E dashur familje e Tiranës sonë!
Me shumë përulësi më lejoni t’ju falenderoj për besimin dhe ndihmën tuaj në transformimin e Kryeqytetit në këto 4 vite të paharruara… Mezi pres të nisim së bashku një tjetër 4- vjeçar. Për Tir?nën që duam! @erionveliaj”, është ky mesazhi që Veliaj përcjell tek qytetarët.