Sipas një mesazhi të publikuar nga modelja argjentinase në rrjetet sociale, Uanda Nara dhe Mauro Ikardi nuk janë më bashkë
Në mënyrë të papritur, në rrjete sociale është shfaqur një mesazh i qartë i saj. “Një tjetër familje që shkatërrove për një ku*vë”, shkruante Uanda e cila menjëherë e ka hequr nga lista e ndjekësve sulmuesin argjentinas të PSG-së.
Bashkë me të, ajo ka hequr nga lista e ndjekësve edhe aktoren Eugenia Suarez dhe sipas fansave të shumtë të saj në rrjetet sociale, dyshohet si Ikardi e ka tradhtuar me këtë të fundit, duke sjellë vendimin e menjëhershëm të saj për t’u shkëputur nga sulmuesi.