Në disko “Havana” në Dhërmi ku mesnatën e së dielës pati një përplasje me armë, ishin dhe dy ministra të qeverisë “Rama”. Përveç tyre në disko ishte dhe një numër i madh peshuesish që mbetën të terrorizuar pas të shtënave.
Nga dëshmitarët mësohet se pas të shtënave me armë, personat që ndodheshin në brendësi të lokalit janë larguar të terrorizuar dhe të tmerruar nga çfarë po ndodhte në ato momente Mes të pranishmëve të shumtë në lokalin e njohur në zonën e Dhërmiut, që shërben si disko dhe restorant, pak para ngjarjes ndodheshin dhe dy ministra të qeverisë Rama, shkruan ‘Panorama’.
Ministrat Blendi Klosi dhe Niko Peleshi, pasi kanë konsumuar pije në ambientet e diskos, janë larguar rreth dy orë para se të ndodhnin të shtënat, për t’u akomoduar në pjesën e restorantit. Nga ana tjetër, përveç dy ministrave, në ambientet e diskos “Havana” kanë qenë dhe shumë persona të tjetër të njohur, por edhe çifte me fëmijë të vegjël, të cilët kanë përjetuar tmerr nga ajo që kanë parë me sy në atë që konsiderohet si një prej vendeve që frekuentohet nga të pasurit e kryeqytetit.