Sipas mediave pranë klubit të Evertonit, sulmuesi në pronësi të Çelsit, Armando Broja, mund të jetë goditja e duhur e verës.
Lojtari kërkohet nga Frenk Lampard, pasi anglezi ka qenë edhe trajneri kur Broja ka debutuar me fanellën e bluve te Çelsit.
E ardhmja e tij te Çelsi nuk është e sigurt. Sipas asaj që raportoi “Sky Sport” ka një mori klubesh që kërkojnë shërbimet e tij për 25 milionë paund por nga ana tjetër trajneri i Sauthemptonit, Hazenytel, është shprehur se Brojës i pëlqen këtu dhe do të bëjmë gjithçka që ta mbajmë.
Din Xhons ka thënë për “Givemesport” se Lampard do të fillojë bisedimet me drejtuesit e Çelsit, duke qenë se ka marrëdhënie të mira për të sjellë tek Evertoni Armando Brojën.
“Broja? Nuk ka asnjë mundësi që Lamprad të mos hyjë në bisedime me Çelsin. Ai e njeh shumë mirë atë, i ka dhuruar debutimin me atë fanellë”, thotë Xhons që beson se Lampard shumë shpejt do të flasë për sulmuesin shqiptar.