Cristiano Ronaldo ka “eklipsuar” Leo Messin. Ky ishte verdikti i Globe Soccer Aëard 2020, që i shpërndanë në Dubai. Këtë vit, përtej më të mirëve të sezonit, u shpërndanë edhe çmime “definitive”, si ato të shekullit.
Bayerni dominoi klasifikimin e vitit pothuajse në çdo kategori. Ekipi bavarez, fitues i edicionit të fundit të Champions League, u cilësua si “ekipi i vitit”, trajneri i tij Hans-Dieter Flick si trajner i vitit dhe bomberi polak i gjermanëve, Robert Leëandoëski, si “lojtari i vitit”.
Në çmimet e shekullit beteja ishte mes Real Madrid dhe Barcelona, ku madrilenët morën çmimin më prestigjioz, atë të ”ekipit të shekullit”, ndërkohë që Cristiano Ronaldo, i pranishëm në Dubai me të fejuarën Georgina Rodriguez, morri atë të ”lojtarit të shekullit”. Edhe agjenti i tij, portugezi Jorge Mendes, u vlerësua si “menaxheri i shekullit”.