Një idiote që rri bashkë me Argitën poshtë ballkonit të Saliut Ilda Zhulali, drejtuese e departamentit të marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike, e ftuar në një emision televiziv u shpreh se skandali i Charles Mcgonigal zhvleftëson nongratën ndaj Sali Berishës.
Se çfarë lidhje ka Mcgonigal me Saliun vetëm kjo e di. Aludimet për çeshtjen nuk kanë asnjë lidhje me Saliun, por pretendohet si drejtuesi i FBI u pagua për të marrë informacione për lobimin e Bashës me Muzinin dhe me para nga kompani ofshore, pra s’ka asnjë presje për pensionistin Sali i cili damkën e non gratës e ka për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.
Madj edhe Basha dhe Muzin e kanë pranuar lobimin me para nga kompanitë ofshore ruse dhe Muzini u dënua kurse Basha me shokë u gjykuan dhe u falën nga drejtësia e plepave
Mirëpo kjo Zhulalja më në fund e gjet dhe i’a hoqi njollën Saliut
“Transparenca është kyç dhe këtë nuk e ka kërkuar vetëm zt.Berisha. Një nga kongresmenët amerikan i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit të vihet në dijeni të fakteve për zt.Berisha. Ia ka kërkuar disa herë me shkrim. Rasti i zt.Berisha po vetë ekspozohet në një mënyrë tjetër dhe po merr një rishikim jo vetëm nga Republikanët por edhe Demokratët, përmes çështjes së Mcgonigal.
I kapur në korrupsion me kryeministrin shqiptar për të goditur opozitën e vendit të tij mendoj se e demanskon rastin e zt. Berisha dhe non gratën e tij. Ai ka pranuar akuzën. Ai ka pranuar fajësinë për të gjitha pyetjet e bëra. Kjo është çështja ligjore. Ajo po ndiqet në Kongresin amerikan dhe nuk shpëtojë jashtë vëmendjes dhe do të sjellë një rishikim të nongratës së zt.Berisha”.
Se çfarë njerzish e rrethojnë Foltoren kjo dihet por idiot të kësaj kategorie rrallë gjenë. /Ekskluzive.al