Nga Kastriot Kotoni
Që po jetojmë në kohë të pazakonta e për çdo ditë çfarë nuk dëgjon e nuk shikon kjo dihet, por që të ngrihet një regjizor e të shpalli një peticion kundër një diplomateje, kjo nuk ishte as në mendjen më të djallëzuar të botës, e jo më në trurin e një artisti shqiptar.
Ti je mirënjohës babait tënd shpirtëror politik sa të dojë qejfi, por ndale rrevanin e kalit tënd të asdisur more mik, se i jemi quravitur amerikës atëherë kur ti dhe unë nuk kishim lindur. Mbaje veten ore burrë se ka pasur njerëz edhe më të besuar e më të afërt se ty pranë Berishës, të cilët për njëmijë arsye edhe kanë përfituar nga ai, por sot janë armiq politik për vdekje.
Thërriti mendjes jo si në qajtoret e emisionit të mëngjesit. Ka një llogjik njeriu fundja fundit, ku të shkojë mendja për gjoja peticion elektronik kundër një ambasadoreje? Po si nuk thellohesh a derëzi? Vëre mendjen në punë ore qyqar, se të paktën duhet të kesh së pari një formim politik e së dyti një eksperiencë në netëork, e mbi të gjitha një ekip me politolog, psikolog, e sociolog, e profesor të masmedies.
Duket se ke harruar që fitbeku me publikun edhe në art ka teknikat e tij, pavarësisht nga cilësija e veprës. Kafshatë të madhe ke dashur ore mik, por harron se tjetër është të imitosh si artist politikanin dhe tjetër gjë është të përfshihesh në politik.
Ma merr mendja se duhet të kishe gjetur diçka më origjinale dhe tejet artistike për hyrjen në politik, por sinqerisht ti vetë ke nuhatje sepse e ndjen se do të ketë vende bosh në partinë për të cilën po sakrifikon kaq shumë. Fundja tregu politik ka nevojë edhe për ty. Unë i përkas brezit kur me pankarta dilnim në protesta kundër Kinës me rastin e pushtimit të Vietnamit.
Vetëndiheshim krenarë që po luftonim me fjalë në mbështetje të popullit trim vietnamez…ore nuk ndiheshim të impunuar por dëshira për të fituar e mira kundër të keqes krijonte bindjen se kush ishte e drejta. Ti more mik me peticionin nga cili këndvështrim e sheh të drejtën?
A nuk ke sy e vesh të besosh tek një shtet demokratik si Amerika? Kaq të janë errësuar sytë e do të bëhesh shehit për një kufomë politike si Sali Berisha. Nuk ecet kështu në një rrugë pa krye e për çfarë? Mbroje more vëlla idenë e foltores, por nuk di pse e ke me kaq qejf ta ndërrojnë emrin e nderuar me “Peticioni Çipi” . Grotesku me firmëtarët e peticionit i ngjan asaj fabulës në një film shqiptar ku batuta “E rregullove traktorin bëji shurën baçes” i shkon për shtatë palë qejfe. Meqë kryetari yt i foltores i rregulloj punët me zgjedhjet lokale, tani me peticionin tënd e pshurrosi fare.
Ku e gjeti ky palo burrë, një artist si ti e të përdori në luftë kundër Amerikës? Ke pasur kohën dhe moshën e duhur që të kesh prekur e ndjekur realitetin shqiptar në këto 31 vjet e këtë idhullin tënd të pagabueshëm që u kundërvihet me libër shpie të gjithë kundërshtarëve politik po se po, por edhe ambasadorëve të Amerikës. Si nuk iu gjet një burrë a grua ambasadorë amerikan sipas dëshirës së Sali Berishës, pse nuk ia bën këtë pyetje vetes ti more i dashur artist?
Ti mbase i beson asaj thënies elektorale se “Berisha i ngjan Skënderbeut” , ore po e njeh popullin ti qysh nga kryeveprat e Shekspirit me thënien “Rroftë mbreti e poshtë mbreti” siç ndodhi me yllin në ngjitje ish kryetarin e Partisë Demokratike zotin Lulëzim Basha, ndaj përdore ndonjë herë fabulën e artit në politik, se do të ndriçosh më shumë mendjen.
Po nuk të kanë mjaftuar medieat shqiptare çfarë kanë shkruajtur e thënë për Sali Berishën, po ato ndërkombëtaret, apo edhe ato janë të blera? Është pak ta quash turp firmosjen a mbështetjen ndaj këtij peticioni dashakeq në këtë situatë botërore, se ku halli i Saliut e ku halli i shqiptarëve të cilët ku do të ishin pa Amerikën? Po ku do ia dijë takëmi i regjzorit e profesorëve që i shkojnë pas një njeriu “non grata”.
Ecën karroca e “Dylit”e kundërmonte era në rrugë edhe kjo puna e Sali Berishës që gjen ca “Dyla” me peticone që duan ta dhjesin marrëdhënien me Amerikën, gjoja për qëndrimin e amabasadores Juri Kim. Kujesa e gjatë shpreh edhe shkallën e inteligjencës, po ku ishe ti more artist që kur nuk the një fjalë për kolosët e skenës të cilëve ua hiqnin djemtë e vajzat nga puna se paskëshin luajtur artin komunist, mos do të ti citoj emrat?
Po ku ishe ti, kur kinematë u kthyen në salla pornografije? Harrove se shumë fillma shqiptar janë shitur për një buk goje? Nuk dua ti përmend historitë e punësimit në teatrin shqiptar se nuk mjaftojnë mijra faqe… po nejse këtë betejë ti dhe shumë si ty e kanë të humbur, ndaj gjejnë ndonjë parti që të punësohen si karrocierr në qerren e “Dylit” që duhet të zësh hundët me dorë e t’ia grahësh me të katrat.