osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

E ardhmja politike favorizon Lulzim Bashën!

E ardhmja politike favorizon Lulzim Bashën!

Nga Ermal Peçi

Ajo që ndodhi në protestën e fundit të partive të reja, mes Arlind Qorit dhe Adriatik Lapaj, tregon se nuk mjafton të jesh vetëm i ri në moshë për të sjell një qasje ndryshe në politikë, por i ri je në mendësi e sjellje.

Sikur mos të mjaftonte ai incident, i cili zhvendosi komplet vëmendjen nga qëllimi i protestës për policin Azbiu, në këtë debat u përfshinë dhe anëtarët e partisë në rrjetet sociale Tik Tok apo edhe Facebook, që filluan të sulmonin njëri-tjetrin njësoj si klasa politike, me një gjuhë të vjetër dhe duke i etiketuar “të shitur”.

Kaq mjafton që bashkimi i Lapaj-Shabani dhe Qorit, tashmë është pothuajse i pamundur. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, ka nisur dhe një luftë me median e kryefjala është: “Pse smë ftoni?”.

Në fakt “Pushteti i Thashethemeve”, i cili drejtohet nga trinomi Rama, Berisha, Meta dhe njerëz të medias apo dhe biznesmenë pranë tyre, në këtë katër vjeçar kanë luajtur me regji qendrore, që çdo 6 muaj të projektonin ndonjë të ri, i cili do të drejtonte opozitën dhe qëllimi ishte të zhbënin figurën e Lulzim Bashës.

I gjithë mekanizmi me dijeni apo pa dijeni të partive të reja, të cilat pompoheshin në “prime time”, ishte të goditej figura e Bashës, për të vetmen arsye se ai është kërcënimi real për trinomin politiko-ekonomik-mediatik, që iu rrezikon dhe do t’ju marrë pushtetin politik.

Nëse aktorët politikë ankohen, se pse nuk i ftojnë në media, çfarë duhet të thotë Basha, që Rama korruptoi agjentin e FBI-së Mc Gonigal për të goditur kreun e opozitës dhe kjo tashmë ka dalë me një vendim gjykate në Washington?

Çfarë duhet të thotë Basha që janë paguar 50 milion mesazhe kundër tij në rrjete sociale dhe sa e sa kurthe brenda partisë së tij?

Çfarë duhet të thotë Basha, kur e gjithë struktura kriminale nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim, mblidhnin vota për Edi Ramën dhe kjo është vërtetuar tashmë nga SPAK sipas përgjimeve të Sky dhe Enchrochat, që një pjesë e deputetëve të PS janë deputetë të krimit?

Në këtë realitet politik, ku partitë e reja nuk kanë një qartësi, ku dyshja politike Berisha-Meta, përveç problemeve me drejtësinë dhe SPAK kanë edhe mungesën e moralit politik, plus janë figura të konsumuara politike.

Rama në anën tjetër ka mbetur peng i mekanizmit të tij, i cili as bie dot në këto momente por as ngrihet. Ka përfunduar një personazh i asaj që ai vetë pikturoi dhe jo vetëm që nuk del dot nga korniza, por as nuk pikturon dot më, sepse hallet që ka me SPAK nuk po e lënë asnjë ditë të qetë.

Tashmë sa vjen dhe uji pastrohet, del qartazi që në opozitën shqiptare e vetmja figurë politike, e cila ka një të ardhme është Lulzim Basha.

Basha pavarësisht sulmeve që ka marrë, intrigave, pabesive, sulmeve mediatike dhe personale, ka qëndruar në këmbë dhe nuk është dorëzuar.

Sot ai është i vetmi politikan, i cili ka eksperiencën apo stazhin politik për të drejtuar, sepse jo vetëm se është një politikan që shërben si interlokutor me perëndimin dhe SHBA, e kjo u pa jo vetëm nga fakti që ishte i ftuar zyrtarisht në prezantimin e Presidentit Trump, por sepse i ka qëndruar parimeve.

Një politikan, i cili është maturuar duke i shpëtuar kurtheve të “elefantëve” politikë me mendësi staliniste, të cilët e kanë sulmuar me çdo mekanizëm për ta shuar politikisht, por nuk ja kanë arritur qëllimit.

Siç thoshte dhe Winston Churchill: “Nëse kaloni në ferr, vazhdoni!” Basha e kaloi këtë sprovë dhe tashmë pavarësisht se do të jenë këto zgjedhje, në opozitën shqiptare e ardhmja politike favorizon Lulzim Bashën.