Lulzim Basha, që pasi bëri gjëma në Shqipëri që nga hajdutërit pa fund dhe si Ministri më i paaftë dhe më i akuzuar e deri te vrasjet dhe dhjetra intriga, sot pas ka bërë kërdinë me njerzit më të poshtër të futur në politik, sot kërkon të virgjërohet, sepse është “qepur” dhe duhet të bëhet kryeministër.
Imagjinoni Fatmir Mediun, ish Ministin e Mbrojtjes, që biznesi i tij në detyrën shtetërore vrau 26 qytetar, plagosi dhjetëra dhe shkaterroi qindra shtëpi, në ƒund nuk i hyri gjemb në këmbë dhe për të vazhduar rrugëne e filluar u bë krushku i Fiqiri Ismailit, ish keyetarit të Bashkisë Vorë, me të cilin e lidhnin bizneset në atë zonë.
Nard Ndoka, imagjinojeni Ministër Shëndetsie në kohë pandemie dhe krizash, çfarë do ndodhte me injorantin që ka kaq vite, që “ha kos” në bordellon e PD.
Vangjelis Dule, Ministri i Daiasporës krah Shpëtim IDrizit Ministri i Punës dhe çeshtjeve Sociale, që do i dëronin shqiptarët të punonoin në Greqi dhe grekët duke qenë se janë në krizë ekonomike do paguanin me klering, do i jepnin copa tokash ose mure të rrënuara të Çamërisë… Shpëtimit që nuk shpëtoj dot as veten e tij, duke i transferuar çamët në Peshkopi e duke ngelur në mes të rrugëve, sepse dibranët u kthyen në identitet.
Dashamir Shehi, ish zv, kryeministri i gjëmave dhe i bëmave në qeverinë Berisha, i parë që pasi u largua dhe u rregullua, tani militon edhe si kryetar, por edhe si anëtar i vetem i Partisë Lidhja e Pijetarve.
Agron Duka, Ministër i Bujqësisë, anëtari i klanit të Zemunit, sipas kryebabit të opozitës së bashkuar në rrugë Sali Ram Berisha, me lidhje të ngushta me Fatmir Mediun, që do na kënaqi me vezë edhe ne edhe militantët e PD-së, të cilët do jetojnë †ë lumtur duke luajtur me vezë dhe duke i gjuajtur me vezë Agronit, socialistit të thekur që tashmë ka partinë e tij, që ruan bujqësinë që shkatërroi Saliu dhe ruan dhe ambjentin, sepse është ambientalist.
Ministër i Punëve Publike Petrit Vasali që do prishi koncensionet e rrugëve dhe do ec në rrugën e hajdutëve të rrugëve që i ka qarë LSI me blloqe e pa blloqe të kuq.
Në fund, qershia mbi tortë, më në fund kemi një doktoresh Zv. Kryeministre. Pavarësisht se është analfabete funksionale, ajo është doktorresh për fëmijtë e militantëve të saj, që i mashtron me sufllaqe e qofte dhe u tregon shëmbuj… se si mund të bëhesh i pasur dhe politikan pa shkollë dhe idiot, vetëm nëse ka babain të pasur dhe paguan milionat arkëtarit të partisë Ilir Meta.
Imagjinoni tani se çfarë mund të kërkojnë njerëz me shkallë të lartë inteligjence, kur shikojnë këto palaço dhe dëgjojnë petendimet e tyre monstruoze….të drejtojnë Shqipërinë! /Ekskluzive.al